Res Publica ka organizuar me nismën e saj trajnimet e mëposhtme:
- Trajnimi i gazetarëve dhe profesionistëve të medias për të njohur më mirë kufijtë e lirisë së shprehjes;
- Trajnimi i vajzave dhe grave rome dhe atyre të zonave rurale për përfitimin e shërbimeve të asistencës;
- Trajnimi i studentëve të vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës për aspektet procedurale dhe substanciale të neneve 2 dhe 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut;
- Trajnimi i gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për të përdorur në mënyrë efektive të drejtën e informimit;
- Trajnimi i gazetarëve investigativë për të kuptuar mundësitë e zyrtarëve për të kryer akte korruptive në prokurimet publike;
- Trajnimi i aktivistëve të shoqërisë civile për të përdorur ligjin për konsultimin publik;
- Trajnimi i avokatëve për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtën e strehimit të grupeve vulnerabël.