Gjykata Kushtetuese mori ne shqyrtim me 18 shtator kerkesen e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per kontrollin incidental te ligjit per taksat dhe udhezimit perkates qe percakton nivelin e takses se padise. Ky proces u inicua me kerkese te qendres Res Publica, mbeshtetur nga Fondacioni “Shoqeria e Hapur per Shqiperine” – Soros. Nje kerkese per shtyrje u paraqit nga perfaqesuesi i Kuvendit, i cili pretendoi se nuk ishte njohur me materialet e ceshtjes, ndaj Gjykata i la atij nje afat 2 javor per te formuluar mbrojtjen. Ky proces ka rendesi jetike per fatet e gjyqeve te nisura nga Res Publica per shperblimin e demit te humbjes se jetes se viktimave ne shperthimin e Gerdecit me 15 mars 2008. Deri tani asnje nga familjet e viktimave nuk ka demostruar aftesi te tille paguese sa te perballoje masen e larte te takses se padise, qe varion nga 5 mije e deri mbi 40 mije dollare per familje. Ky proces kushtetues eshte bashkuar edhe me gjykimin e kerkeses se bere nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, e cila ka ngritur nje shqetesim te ngjashem per nje rast ku paditesi nuk kishte mundesi objektive te paguante vleren e takses se ngritjes se padise. Pritet qe vendimi te jete ne perputhje me standardet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, e cila tashme e ka konsoliduar praktiken e saj gjyqesore me pranimin e kerkesave ne thelb te njejta me kerkesen ne fjale. Perfituesit nga ky vendim llogariten te jene mbi 400 mije shqiptare, te cilet jetojne ne nivelin e minimumit jetik, dhe qe padrejtesisht deri me sot u eshte mohuar e drejta per t’iu drejtuar gjykates per cdo problem qe ata mund te kene.