21 janari “azil” në Strasburg

Në datën 5 dhjetor 2012 qendra Res Publica, pasi formuloi kërkesat për Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda i postoi ato për në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut me seli ne Strasburg.

Ana dhe Klajdi Veizi pasi kërkuan dhe ju refuzua nga gjykata e Tiranës, të ishin pjesë e procesit për 21 janarin 2011, ngjarje në të cilën humbi jetën babai i tyre, ata ju drejtuan gjykatës së Strasburgut për shkelje të anës procedurale të nenit 2 dhe nenit 13 të KEDNJ. Ana dhe Klajdi Veizi dorëzuan në gjykatën e Tiranës kërkesën në kohën e duhur, duke paguar dhe një pjesë të taksës së padisë. Pamundësia e tyre për paguar të gjithë vlerën që do të korrespondonte 3% të vlerës së padisë, i mjaftoi seksionit penal të gjykatës së Tiranës që t’u mohonte të miturve aksesin në drejtësi.

Çaush Veizi dhe Zabit Deda ju drejtuan me kërkesën e mësipërme Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për shkak se atyre iu mohua e drejta për akses në dosjen e të njëjtës çështje. Pas dy kërkesash drejtuar Prokurorisë, Çaush Veizi dhe Zabit Deda me asistencën e Res Publica ju drejtuan gjykatës. Pas 9 seancash gjyqësore, në të cilat prokuroria mungoi qëllimisht duke injoruar thirrjet e njëpasnjëshme të gjyqtares Regleta Panajoti, çështja u pushua për shkak se ndërkohë paralelisht filloi çështja e njohur si “procesi i 21 janarit” në gjykatën e Rrethit Tiranë.

Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda janë në pritje të komunikimit nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për shkak se drejtësia këtu nuk u komunikoi asnjëherë asgjë për më shumë së një vit e gjysmë. Kjo konsiderohet kohë e humbur për standardet e drejtësisë efek

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top