Përfundon në Durrës trajnimi “Liria e shprehjes, nga teoria në praktikë

2 durres3 durres4 durresQendra Res Publica, më datë 7 dhjetor 2012 organizoi në Durrës trajnimin e tretë të ciklit me titull “Liria e shprehjes, nga teoria në praktikë”, me fokusin kryesor trajnimin e gazetarëve dhe profesionistëve të medias në Shqipëri. Trajnimi u krye në ambientet e bibliotekës “Klubi i artit” ku morën pjesë 33 prej emrave më të njohur të gazetarisë, aktivistëve të qytetit të Durrësit, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës z. Altin Shegani, zv Dekani i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës z. Besnik Çerekja, si dhe ekspertë të fushës, vendas dhe të huaj, që prezantuan konceptet që duhen të kenë parasysh gazetarët dhe profesionistët e medias në raport me lirinë e shprehjes.

Organizuar nga Res Publica dhe mbështetur nga National Endowment for Democracy, trajnimi ofroi në një model të thjeshtuar, koncepte të së drejtës që hasen në punën e përditshme nga gazetarët dhe profesionistët e medias.

Trajnimi u çel me një prezantim nga Av. Andi Kananaj dhe Av. Dorjan Matlija që prezantuan shkurtimisht Res Publica-n dhe projektin me National Endowment for Democracy. Materialet që pasuan ishin përgatitur nga Yllka Lamçe (Kandidate për doktoraturë), dhe Av. Theodoros Alexandridis (ekspert për jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut), materiale  që hodhën dritë mbi konceptet e lirisë së shprehjes siç përcaktohen në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Më pas vijoi komunikimi i gazetarëve me Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, Dr. Altin Shegani, i cili bëri një hyrje në konceptet bazë të lirisë së shprehjes dhe rëndësisë që ajo ka në një shoqëri demokratike. Eksperti i jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Av. Theodoros Alexandridis, prezantoi gjithashtu një material praktik, një udhëzues për çfarë i lejohet një gazetari dhe çfarë nuk i lejohet të kryejë. Çdo udhëzues u shoqërua me raste konkrete nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut. Av. Dorian Matlija dhe Av. Edvin Kukunja, me ndihmesën edhe të studentes praktikante Arbesa Kurti, njohën gazetarët me një numër çështjesh konkrete që ka ndjekur Res Publica në mbrojtje të interesave të gazetarëve në gjykatat shqiptare. Çështjet u trajtuan si raste studimore dhe shoqëruan edhe me disa konkluzione të cilat iu shtruan debatit mes pjesëmarrësve për të kuptuar nivelin e përfitimit të koncepteve të trajtuara në këtë trajnim.

Gazetarët konkluduan se censura dhe vetëcensura është mjet i papranueshëm kontrolli. Një teknikë më e mirë për t’ju shmangur abuzimit do të ishte organizimi i një dhome gazetarësh ne formën e një Këshilli Etike. Ky vetëmenaxhim i lirisë së shprehjes nga ana e gazetarëve do të ishte rruga optimale për proporcionalitet mes lirisë së fjalës dhe pasojave që ajo mund te shkaktojë ne iterin e saj normal.

Pjesëmarrësve, si dhe në dy takimet e mëparshme, iu shpërnda edhe një certifikatë për pjesëmarrjen në trajnim, të nënshkruar nga titullarët akademikë të pranishëm. Rëndësi të madhe pati debati i ndezur, i cili këtë herë ishte përtej parashikimeve të organizatorëve, duke qenë një indikator i vlefshëm për interesin e gazetarëve rreth koncepteve të trajtuara dhe për përthithjen e suksesshme të tyre.

Me mirënjohje Res Publica falënderon pjesëmarrësit dhe ekspertët, për aktivitetet e organizuara

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top