Gjykata jep drejtësi

Në një nga proceset civile që shohin të implikuar familjarët e shpërthimit të Gërdecit, gjykatësja Eneida Civici vendosi për përjashtuar nga parapagimi i taksës gjygjësore anëtarët e njerës nga familjet që kanw humbur kryefamiljarin e tyre nga shpërthimi famëkeq i Gërdecit. Katër nga paditësit janë ende në moshë të mitur dhe përvec humbjes së babait të tyre, ata brenda vitit përjetuan dhe vdekjen e të jemës, e cila dukshëm nuk e përballoi dot stresin e humbjes të së shoqit. Sikur mos mjaftonin kushtet tejet të rënda ekonomike vlera e taskës së padisë ishte përfërsisht 1.2 milion lekëve te reja. Gjykata arriti në këtë konkluzion pasi verifikoi se mundësitë parapaguese të familjarëve te viktimës ishin shumë më të ulta sesa vlera e taksës se padisë. Këtë vendimi gjykatësja Civici e mbështeti tek e drejta e aksesit në gjykatë, KEDNJ neni 6, neni 42 i kushtetuetës si dhe në vendimin nr 7 dt 27.02.2013 te Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i pari llojit të vet, hap dritën jeshile që dhe gjykatës të tjerë ta përkrahin analizën e gjykatëses Civici për të mos i mohuar të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës, si ka ndodhu shpesh për qytetarët që nuk kanë mundësi paguese.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top