Fitohet beteja e parë në gjykatë për legjitimimin për të kundërshtuar gjyqësisht VKM që zvogëluan sipërfaqe nga Zonat e Mbrojtura, pasuri kombëtare.

NJOFTIM PËR SHTYP: Organizatat mjedisore dhe ligjore fitojnë betejën e parë në gjykatë, atë të legjitimimit për të kundërshtuar gjyqësisht Vendimet e Këshillit të Ministrave që zvogëluan sipërfaqe me vlerë nga Zonat e Mbrojtura, pasuri kombëtare.

Një hap i drejtë për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë sonë të burimeve natyrore, Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar të legjitimojë 11 organizata të shoqërisë civile, të njohura për aktivitetin e tyre pro mjedisit, për të kundërshtuar vendimet që kanë zvogëluar sipërfaqet dhe kanë ulur statusin e disa prej Zonave të Mbrojtura të vendit tonë.

Dy nga Vendimet që janë kundërshtuar gjyqësisht, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit dhe Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore të Parkut Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore” dhe VKM nr. 60, datë 26.1.2022, “Për Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore të Parkut të Menaxhuar/Natyral (Kategoria IV), si dhe Miratimin e Ndryshimit të Statusit të Sipërfaqeve Ekzistuese të Zonave të Mbrojtura që i përkasin kësaj Kategorie”, kanë ngritur shqetësime të mëdha për OSHC-të mjedisore dhe publikun e gjerë, lidhur me pasojat afatgjata për Zonat e Mbrojtura. Me njohjen e legjitimitetit të 11 organizatava, gjykata njeh rëndësinë e zërit të shoqërisë civile në çështjet e interesit kombëtar mjedisor.

Organizatat 11 të shoqërisë civile që janë palë të padisë dhe të autorizuara për të ndjekur keto çështje janë:

  1. AOS ALB
  2. ECO ALBANIA
  3. PPNEA
  4. EDEN
  5. MILIEKONTAKT
  6. REC
  7. IMPETUS
  8. ACEG
  9. KUJRI
  10. RES PUBLICA
  11. QENDRA PËR FUQIZIMIN LIGJOR

Qendra ligjore Res Publica, në bashkëpunim me organizatat e përmendura të shoqërisë civile, fton publikun dhe çdo palë tjetër të interesuar të mbështesin dhe të marrin pjesë aktivisht në këtë litigim strategjik. Duke synuar sundimin e ligjit, transparencën, llogari-dhënien dhe mirë-qeverisjen dhe duke shqyrtuar këto vendime në dritën e lupën e kuadrit ligjor ekzistues mjedisor dhe konventave ndërkombëtare, synojmë të mbrojmë të drejtat e trashëgueshme për të ruajtur dhe shijuar pasuritë tona natyrore për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.


A rightful step towards protecting our environment and our heritage of natural resources, the Administrative Court of Appeals has accepted to legitimize 11 civil society organizations, known for their pro-environmental activities, to challenge the decisions that have reduced areas and lowered the status of some of our country’s Protected Areas.

Two of the Decisions that have been legally challenged, DCM no. 59, dated 26.01.2022, “On the Approval of the Change of Status and Area of Natural Ecosystems of the National Park (Category II) of the Environmental Protected Areas” and DCM no. 60, dated 26.1.2022, “On the Declaration of Natural Ecosystems, Natural Reserves of the Managed/Natural Park (Category IV), and the Approval of the Change of Status of Existing Areas of Protected Areas belonging to this Category”, have raised significant concerns for environmental CSOs, and the general public, regarding the long-term consequences for Protected Areas. By recognizing the legitimacy of the 11 organizations, the court acknowledges the importance of the voice of civil society in national environmental issues.

The 11 civil society organizations that are parties to the lawsuit and authorized to pursue these matters are:

  1. AOS ALB
  2. ECO ALBANIA
  3. PPNEA
  4. EDEN
  5. MILIEKONTAKT
  6. REC
  7. IMPETUS
  8. ACEG
  9. KUJRI
  10. RES PUBLICA
  11. CENTER FOR LEGAL EMPOWERMENT

Res Publica legal center, in collaboration with the aforementioned civil society organizations, invites the public and any other interested party to support and actively participate in this strategic litigation. Aiming for the rule of law, transparency, accountability, and good governance, and by reviewing these decisions in the light of the existing environmental legal framework and international conventions, we strive to protect the inalienable rights to preserve and enjoy our natural riches for present and future generations.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top