Forumi i parë i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri për një menaxhim më efektiv të zonave të mbrojtura

Forumi i parë i dedikuar tërësisht Zonave të Mbrojtura në Shqipëri u mbajt në Tiranë në datat 26 dhe 27 janar 2023. Forumi mblodhi së bashku Organizata të Shoqërisë Civile, vendase dhe të huaja, institucione akademike-kërkimore, donatorë dhe përfaqësues nga komuniteti diplomatik në Shqipëri, vendim – duke bërë që institucionet, sektori privat, studiuesit dhe dashamirësit e natyrës dhe Zonave të Mbrojtura të ndajnë njohuritë, përvojat dhe mësimet e nxjerra në drejtim të qeverisjes dhe menaxhimit të Zonave të Mbrojtura. Ndërkohë, 49 organizata të shoqërisë civile u bashkuan në deklaratën e Forumit të Zonave të Mbrojtura si më poshtë:

“Ne, 49 Organizata të Shoqërisë Civile, kombëtare dhe ndërkombëtare, që veprojmë në fushën e mbrojtjes së natyrës, institucione akademike-kërkimore të shkencave të natyrës, të mbledhura më 26 Janar 2023, në Tiranë në “Forumin për Zonat e Mbrojtura 2023”, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë për ruajtjen e natyrës në Shqipëri. Forumi solli para pjesëmarrësve dhe analizoi kauzat e ngritura për mbrojtjen e natyrës, hapat e ndërmarrë dhe punën e palodhshme të organizatave në drejtim të mbrojtjes së Zonave të Mbrojtura ligatinore qe njihen si vatrat më të pasura të natyrës shqiptare, europiane dhe asaj botërore.

Ne, 49 Organizata të Shoqërisë Civile, kombëtare dhe ndërkombëtare, që veprojmë në fushën e mbrojtjes së natyrës, institucione akademike-kërkimore të shkencave të natyrës, kërkojmë nga institucionet politikë-bërëse/vendimmarrëse dhe ato ligjzbatuese të vendit, nga Këshilli i Ministrave, Këshilli Kombëtar i Territorit, Komiteti i Investimeve Strategjike, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Brendshme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit që çështja e ruajtjes së natyrës të kthehet në përparësi, (i) të ndalet vendimmarrja e gabuar në zona kyçe të biodiversitetit, (ii) të luftohet krimi mjedisor nga institucionet, (iii) të rritet transparenca dhe qëndrueshmëria në vendimmarrje; (iv) të rriten kapacitetet profesionale në drejtim të monitorimit, studimit dhe mbrojtjes së natyrës në institucionet e linjës; (v) punohet në drejtim të monitorimit dhe vlerësimit të statusit për habitatet dhe speciet me rëndësi kombëtare/ndërkombëtare, si dhe (vi) të forcohet më tej bashkëpunimi me Shoqërinë Civile për një vendimmarrje sa më të qëndrueshme.”

Dita e dytë e forumit për Zonat e Mbrojtura, u zhvillua në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, me aktorë të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, akademikë dhe aktivistë. Ata u njohën me një nga parqet më të bukur të vendit tonë dhe një nga ligatinat më të rëndësishme në detin Adriatik.

Gjatë vizitës në terren, ata patën mundësinë të vëzhgonin shpendët e shumtë në lagunë si dhe të shikonin nga afër simbolin e parkut: Pelikanin Kaçurrel i cili folezon në Divjakë-Karavasta. Ndër të tjera rëndësi iu dha edhe kërcënimeve që prekin parkun si: ri-shikimi i kufijnjve dhe problematikat që lidhen me peshkimin, gjuetinë dhe turizimin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top