Organizatat për mbrojtjen e biodiversitetit zhvilluan leksionin e hapur me studentët e Universitetit të Elbasanit

Koalicioni i organizatave për Zonat e Mbrojtura zhvilloi leksionin e radhës me temë “Procesi dhe problematikat në lidhje me rishikimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri” me studentë nga Universiteti i Elbasanit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i studentëve dhe stafit akademik mbi rishikimin e zonave të mbrojtura, si dhe nxitjen e angazhimit të institucioneve akademike në këtë nismë.

Gjatë leksionit u diskutua mbi ndikimin e pritshëm në integritetin biologjik të Zonave të Mbrojtura, roli i shkencës në fushatën për ruajtjen e natyrës dhe strategjia e litigimit në procesin e rishikimit të Zonave të Mbrojtura.

Ky leksion i hapur u organizua nga EcoAlbania, AOS-Albanian Ornithological Society dhe Res Publica, në kuadër të Projektit “NGOs for Biodiversity Conservation”, i cili zhvillohet në kuadër të Green AL, projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, dhe zbatohet nga Co-PLAN Institute for Habitat Development me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV-Cooperazione per lo Sviluppo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top