28 Rekomandime për përshpejtimin e trajtimit të dosjeve në Gjykatë e Lartë

Res Publica ka ngritur herët, që përpara miratimit të nismave ligjore të Reformës në Drejtësi, shqetësimin për efektet negative që do të sillte kjo reformë, ku një prej shqetësimeve do të ishte zvarritja e gjykimeve për shkak të zvogëlimit të trupave gjyqësore, si pasojë e procesit të vetingut.

Në praktikë, për një kohë të gjatë Gjykata e Lartë mbeti pa asnjë trupë gjyqësore efektive, pa shqyrtuar asnjë dosje gjyqësore, ndërsa sot ende është larg plotësimit të të gjitha trupave. Akumulimi i mëhershëm, si dhe për rrjedhojë të situatës pas reformës, u akumuluan mbi 30 mijë dosje gjyqësore, në pritje për gjykim.

Reforma në drejtësi, si çdo vendimmarrje publike, ka nevojë për një kritikë të mirëfilltë. Por gjithashtu, një kritikë bëhet më e mirë nëse shoqërohet edhe me rekomandime konkrete për zgjidhet alternative. Për këtë arsye Res publica kërkoi mbështetje  në shumë drejtime dhe u prit pozitivisht, duke u mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për të mundësuar hartimin e këtij dokumenti me 28 rekomandime konkrete.

Një kopje të raportit mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Duke u konsultuar edhe me avokatë apo OJF vendase, ne jemi përpjekur të vlerësojmë shkaqet që kanë krijuar këtë anomali, praktikat e mira të vendeve të cilat janë përballur me një problematikë të ngjashme, përfshirë edhe  vetë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të arritur te rekomandimet, pa u kufizuar vetëm në masa administrative, por duke kërkuar edhe masa legjislative për adresimin e problemit.

Ky dokument pritet t’i dorëzohet ditën e hënë, më 20 Dhjetor 2021, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatës së Lartë, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe institucioneve të tjerë që mund të luajnë një rol në përmirësimin e gjendjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top