Udhëzues praktik për sfidimin e procedurave të heqjes dorë nga gjykimi

Jeta në shoqëritë moderne është veçanërisht komplekse dhe kërkon rregullim ligjor, përfshirë ligjin penal, të një numri gjithnjë e me të madh aktivitetesh të përditshme. Rritja e konsiderueshme e veprave penale shoqërohet me nevojën për t’i luftuar ato në mënyrë efektive, gjë e cila është kthyer në një sfidë për autoritetet e prokurorisë dhe gjyqësorit të cilat, të mbingarkuara me çështje. Atyre u duhet të arrijnë një ekuilibër mes respektimit të garancive të mirë-vendosura të procedurës penale, dhe zgjidhjes së këtyre çështjeve sa më shpejt të jetë e mundur. Si rezultat, dhe çka do të konsiderohej në kundërshti me vetë parimin e drejtësisë, jo shumë kohë më parë, për një numër gjithnjë e më të madh të pandehurish në të gjithë botën çështjet nuk shqyrtohen në gjykatë, por përjashtohen në bazë të një marrëveshjeje mes tyre dhe prokurorit ose gjyqtarit, sipas së cilës të pandehurit bien dakord të heqin dorë nga disa prej të drejtave të tyre procedurale, në këmbim të një gjykimi më të shpejtë dhe uljes së dënimit.

Sipas organizatës kryesore ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave penale, Fair Trials International, praktika të tilla në thelb konsiderohen heqje dorë nga e drejta për një gjykim të plotë. Këto “heqje dorë nga gjykimi” mund dhe të përkufizohen si procese: “… që nuk ndalohen me ligj sipas të cilave të pandehurit penal bien dakord të pranojnë fajësinë dhe / ose të bashkëpunojnë me autoritetin hetues, në këmbim të një përfitimi nga shteti, më së shpeshti në formën e uljes së numrit të akuzave dhe / ose uljes së dënimeve.”

Në sistemin gjyqësor shqiptar, aktualisht ekzistojnë pesë procedura të veçanta që synojnë shkurtimin e procedimeve penale, të parashikuara dhe të rregulluara sipas Kodit të Procedurës Penale (KPP) ose Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit.

Meqënëse problemi kryesor me këto sisteme është mungesa e garancive për të pandehurit, sidomos ata që janë pjesë e grupeve vulnerabël, paraqitet e domosdoshme që, përveç përmirësimit të ligjeve, avokatët të jenë në gjendje të sfidojnë praktikat abuzive. Për të ardhur në ndihmë të këtyre sfidave, Res Publica, në bashkëpunim me Fair Trials International ka përgatitur këtë udhëzues praktik. Kliko këtu për të shkarkuar një kopje.

Click here for the English version.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top