Gjykata e Strasburgut rithekson rëndësinë e gjyqeve të hapur, ndërkohë që në Shqipëri diskutohen mënyra për mbylljen e tyre

Zhvillimi i proceseve gjyqësore “të mbyllur”, konsiderohet shkelje e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykata e Strasburgut.

Në çështjen Dadashbeyli kundër Azerbajxhanit, ku palë e tretë ishte edhe Qendra Res Publika, Gjykata Evropiane ka argumentuar domosdoshmërinë e bërjes së proceseve gjyqësore publike.

Sayid Dadashbeyli, i akuzuar për grusht shteti dhe tradhti të lartë në Ajzerbaxhan iu drejtua Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke paditur shtetin e tij me pretendimin se u dënua padrejtësisht pasi proceset gjyqësore në vendin e tij u zhvilluan pa praninë e kamerave dhe me dyer të mbyllura.

Gjykata Evropiane gjeti këto procedura në shkelje të Nenit 6.1 (E drejta për një gjykim të drejtë) të Konventës dhe urdhëroi Ajzerbazhanin që t’i paguante Dadashbeylit një shumë prej 3,600 euro si kompensim për dëmin moral.

Transparenca, sipas vendimit të dhënë, është jo vetëm si element garantues për një gjykim të drejtë të palëve por shton besimin tek gjykata.

“Mbajtja e seancave gjyqësore në mënyrë publike përbën një parim themelor të gjykimit të drejtë. Është gjithashtu një nga mjetet me të cilat mund të ruhet besimi te gjykatat” – thuhet në vendim. Ky arsyetim wshtw i mbwshtetur në mënyrë parimore edhe nga neni 146 i Kushtetutës së Republikws sw Shqipwrisw.

Vendimi i Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha në një kohë kur Këshilli i Larte Gjyqësor dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale po diskutojnë nxjerrjen e një udhëzimi për fshehjen e të dhënave në dosjet gjyqësore. Udhëzimi i konsideron si të dhëna personale, identifikimin e palëve në proces, dëshmitarët apo personat e përmendur në parashtrimin e fakteve gjatë procesit gjyqësor, etj.

Po kështu, udhëzimi i jep të drejtë palëve në gjykim të përcaktojnë se çfarë janë të dhëna të tjera që cenojnë jetën e tyre private, e për rrjedhojë, duhet të fshihen në publikimin e vendimit që bën gjykata.

Qendra Res Publica mbetet e angazhuar për të kundërshtuar në rrugë gjyqësore këtë Udhëzim, i cili pritet të hyjë në fuqi në korrik të vitit 2022 dhe do të jetë i zbatueshëm për të gjitha shkallët e gjyqësorit.

1 thought on “Gjykata e Strasburgut rithekson rëndësinë e gjyqeve të hapur, ndërkohë që në Shqipëri diskutohen mënyra për mbylljen e tyre”

  1. Ospn Patos

    Përshëndetje av. Dori!
    Përsa i përket çështjes së proceseve gjyqêsore “të mbyllura”, do të japim një fakt që dhunon hapur të drejta e palëve
    në një proces të rregullt gjyqësor:
    Në Gjykatën e Apelit-Vlorë, zhvillohen procese
    gjyqësore jo vetëm pa pjesëmarrjen e publikut, por edhe pa pjesëmarrjen e
    e familjarëve të interesuar, brenda rregullave të përcaltuara
    në VKM , anti Covid 19. Deri në 10 persona, në ssllat e mbyllura.

    Një fact tjetër është se Sporteli i Sekretarisē së Gjykatës së Apelit Vlorë,
    wëndron i mbyllur që prej fillimit të pandemisë, vitin e kaluar.
    Për të kërkuar një akt -dokument nga kjo Gjykatë, duhet të procedosh me këkesë me shkrim
    drejtuar kryetares së Gjykatës, një Formular, dhe rrallë mund tê marrêsh
    përgjigje.
    Të gjitha Sekretaritë e gjykatave në Tiranë funksionojnë, kurse në Gjykatën e Apelit Vlorë ka
    njįë vit që sporteli i saj është I mbyllur. Ku është zhvillim i proceseve gjyqësore
    me Sekretari të Gjykatës të mbyllur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top