Raport i permbledhur per zbatimin e ligjit per konsultimin publik 2017-2018

Me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED), në kuadër të projektit “Promovimi i pjesmarrjes qytetare në advokimin legjislativ”, Res Publica po vijon monitorimin e zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Për periudhën e deritanishme, 2017 – 2018, po publikojmë një raport të permbledhur, në të cilin analizohen të dhënat që janë mbledhur deri në këtë periudhë dhe disa nga indikatorët mbi të cilat do të mbështetet dhe përgatitja e studimit përfundimtar në Mars 2019. Për më shumë klikoni këtu për të shkarkuar raportin.

Situata deri tani shfaqet problematike. Organet publike janë ende larg zbatimit në mënyrë efektive të ligjit dhe akteve nënligjore. Në vija të përgjithshme konstatohet që Ministritë nuk i plotësojnë tabelat për njoftimin dhe konsultimin publik të projektakteve. Ministritë nuk hartojnë dhe nuk publikojnë raportet vjetore të transparencës. Konstatohet që Bashkitë kanë mungesë informacioni dhe nuk kuptojnë kush janë aktet që përfshihen dhe janë subjekt i ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, duke demonstruar nevojë urgjente për trajnime në këtë fushë. Regjistri për Njoftimin dhe Konsultimin Publik është ende shumë larg funksionimit në mënyrë efektive, sepse nga njëra ana institucionet pothuaj nuk e përdorin këtë faqe dhe nga ana tjetër publiku nuk shfaq asnjë interes për këtë faqe.

Nga ana tjetër, cilësia e komenteve dhe rekomandimeve të ardhura nga publiku lë ende për të dëshiruar dhe pjesa më e madhe e grupeve të interesit nuk shfaqin rol aktiv në proceset vendimmarrëse edhe kur u jepet mundësia të marrin pjesë në to.

Të dhënat dhe gjetjet që do të rezultojnë në fund të këtij projekti, do të krahasohen me të dhënat e studimeve paraprake, me qëllim konstatimin se si organet publike zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe sa efektiv është ky ligj në duart e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit. Rekomandimet që do të dalin nga ky studim, do t’i vendosen në dispozicion institucioneve kompetente dhe aktorëve të fushës me qëllim marrjen e masave administrative si dhe për të bërë amendimet e nevojshme në ligj.

Res Publica

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top