Efektiviteti i kallëzimeve penale nga KLSH

KLSH kopertinaShpesh flitet për pandëshkueshmërinë e zyrtarëve publikë. Ky problem, i perceptuar gjerësisht nga publiku, ka nevojë për vëzhgime e studime në fusha të ndryshme, në mënyrë që të gjenden dhe riparohen defektet në sistemin ligjor.

Një nga aspektet e rëndësishmë që Res Publica konsideron është edhe efektiviteti i kallëzimeve penale të bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Për këtë qëllim, Res Publica, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ka përfunduar një studim (kliko këtu për ta shkarkuar) për të evidentuar problemet e mundshme në kuadrin ligjor që rregullon këtë veprimtari si dhe praktikës së organeve të përfshira, të tilla që mund të favorizojnë pandëshkueshmërinë.

Ky studim është i ndarë në 4 pjesë kryesore.

  • Në pjesën e parë renditen parimet dhe standardet e evidentuara nga analiza e sistemit ligjor që mbulon fushën e veprimtarisë së KLSH.
  • Në pjesën e dytë analizohen të dhënat e mbledhura nga studimi i raporteve të KLSH, shkeljeve të raportuara dhe kallëzimeve të rekomanduara për efekt të këtyre shkeljeve. Gjithashtu në këtë pjesë janë raportuar të dhëna nga monitorimi i ndjekjes penale në prokurori dhe ecurisë së gjykimeve të rasteve të kallëzuara.
  • Në pjesën e tretë, është anlizuar vendimarrja e prokurorisë dhe e gjykatës, me qëllim vlerësimin e cilësisë së dhënies së këtyre vendimeve.
  • Në pjesën e fundit pasqyrohen përfundimet dhe rekomandimet që rezultojnë nga studimi.

 

Res Publica

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top