Bob Marley ka te drejtë, Fullani jo

Në përgjigjien e dhënë nga drejtori i burgjeve z.Gazmend Dibra, drejtuar qendrës Res Publica, në Shqipëri aktualisht ka 5131 persona që vuajnë dënimin e tyre në burgjet e vendit tonë. Buxheti për këtë aktivitet është i ndarë në zëra është si më poshtë

  • Shpenzime për ushqim 364.160.175 lekë
  • Shpenzime shëndetësore 9.300.000 lekë
  • Materiale gazermimi 20.720.000 lekë
  • Shenzime të tjera operative 708.260.000 lekë
  • Shpenzime mirëmbajtje 12.174.685 lekë
  • Paga dhe shpërblime 2.562.125.000 lekë

Totali i buxhetit për sistemin është 4.371.280.000 lekë. Megjithse i paqartë në zërin që përcaktohet si shpenzime të tjera operative të paktën na bën të reflektojmë mbi kostot e larta që nuk korrespondojnë  me shërbimin në kushtet e burgosjes. Një i burgosur në Shqipëri kushton  851935.29526 lekë në vit, ose 71.000 lekë (të reja) në muaj.  Në itali kjo kosto është e përafërt me 400 euro në muaj, përfshirë dhe pagesën që i jepet të burgosurit për punën e kryer gjatë dënimit. Duke llogaritur se një i ri që dënohet për disa gramë më shumë bar, vuan deri në 5 vjet burgim, apo një person që ka vjedhur një celular, ose ushqim për pulat kushton të paktën 4.259.675 lekë (sa vlera e ndërtimit të dy apartamenteve), është momenti që të reflektojmë si shoqëri për kategoritë që duam realisht të dënojmë me burg dhe se cilët vetëm me gjobë.

Bob Marley mesa duket, kur kërkonte legalizimin e mariuanës kishte dhe një sens të fortë prej ekonomisti. Shifrat vetë i japin të drejtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top