Tryeza “Konsultimi publik – Sfidat e vitit te pare te zbatimit te ligjit”

IMAG1293Më 22 Korrik 2016 Res Publica prezantoi gjetjet e studimit “Konsultimi publik – Sfidat e vitit te pare te zbatimit te ligjit”, te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy. Te ftuar te veçantë nee kete tryeze ishin Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi dhe Koordinatorja prane Ministrise se Shtetit per Inovacionin dhe Administraten Publik, Znj. Blerta Xhako.

Z. Dervishi mbajti një fjalë ku informoi të pranishmit me aktivitetin e Zyrës së Komisionerit që prej hyrjes në fuqi të ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik”. Komisioneri e theksoi se eshte ende heret per administraten publike qe te pershtatet me kerkesat e ligjit te ri dhe se kishte trajtuar pak raste ankesash. Komisioneri gjithashtu vuri ne dukje se kompetencat e zyres se tij ishin te kufizuara dhe nuk mund te ushtronte ndaj administrates me shume se nje rol keshillimor.

Znj. Xhako erdhi ne kete tryeze me nje lajm te ri, qe kishte te bente me fillimin e funksionimit te portalit per konsultimin publik (regjistrin elektronik) www.konsultimipublik.gov.al. Znj. Xhako beri te ditur se ne ditet e fundit kishte pasur zhvillime pozitive dhe se Ministria e Shtetit per Inovacionin dhe Administraten Publike kishte nisur te merrte masa qe ligji te niste funksionimin e tij.

Në takim u prezantuan gjetjet nga monitorimi i kryer nga Res Publica gjate gjysmes se dyte te vitit 2015 dhe gjysmes se pare te vitit 2016, për të ilustruar me shifra konkrete zhvillimin e kësaj të drejte te re ne legjislacionin shqiptar. Monitorimi ishte pjese e studimit, i cili niste me nje pasqyre te koncepteve te reja ne legjislacionin nderkombetar, te cilat u prezantuan nga eksperti Z. Theodoros Alexandridis.

Të gjitha gjetjet janë pjesë e një publikimi të qendrës Res Publica, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Res Publica

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top