Tryeza “E drejta e informimit në bankoprovë” / Si funksionon ligji i ri

konferenca_respublicaMë 4 Dhjetor 2015 Res Publica prezantoi gjetjet e studimit “E drejta e informimit në bankoprovë. I ftuar i veçantë ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi, i cili mbajti një fjalë ku informoi të pranishmit me aktivitetin e Zyrës së Komisionerit që prej hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë dhe problematikat e hasur gjatë kësaj periudhe.

Komisioneri e vlerësoi si thelbësore ndryshimin e mentalitetit të administratës publike, ku sipas Z. Dervishi, kërkohet një revolucion në këtë drejtim, në raport me periudhën para hyrjes në fuqi të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Ndërkohë, që ai e cilësoi procesin e rritjes së transparencës së Autoriteteve Publike si një parakusht për të luftuar me efikasitet korrupsionin. Paralelisht, Zyra e Komisionerit, nëpërmjet organizimit apo pjesëmarrjes në aktivitete të kësaj natyre, nxit dhe synon të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe opinionit publik për ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese.

Në takim u prezantuan gjetje krahasuese midis viteve 2013 dhe 2015, për të ilustruar me shifra konkrete zhvillimin e kësaj të drejte kushtetuese. Të gjitha gjetjet janë pjesë e një publikimi të qendrës Res Publica, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Res Publica

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top