Tjetër lajm për 21 janarin. Garda e Republikës tenton të shfajësohet për vrasjet.

hqdefaultNjë tjetër ngjarje në lidhje me 21 janarin është regjistruar dje në një seancë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku Garda e Republikës paraqiti prapësimet e saj në cështjen e ngritur nga familja Myrtaj. Garda pretendon se nuk mban përgjegjësi për vrasjet e 21 janarit 2011.

Sipas Gardës së Republikës, ajo nuk mund të përgjigjet për dëmin e shkaktuar, pasi nëse Policia e Shtetit do të kryente detyrën duke shpërndarë demonstruesit, atëherë nuk do të ishte e nevojshme që Garda të përdorte armët e zjarrit me pasojë vrasjet. Sipas Gardës, në asnjë rast nuk duhet harruar se tensioni, stresi, goditjet nga demonstruesit kanë qenë të vazhdueshme, dhe ishte Policia e Shtetit që me paaftësinë e saj për të menaxhuar demonstratën solli më situatën që Garda ishte e detyruar të përdorte armët e zjarrit, pas shpërthimit të portës hyrëse (kliko këtu për dokumentin).

Me këto fjalë Garda e Republikës kërkon të shkarkohet nga përgjegjësia e vrasjes së katër personave të pafajshëm më 21 janar 2011, pasi sipas saj ishte e detyruar të vepronte në atë mënyrë, për shkak se Policia nuk bëri detyrën e saj, dhe se demonstruesit shpërthyen portën hyrëse.

Megjithëse që nga 21 janari 2011 kanë kaluar mbi 5 vjet dhe janë ndërruar qeveritë, mentaliteti i palës “shtet” mbetet i njëjtë. Dikur, Garda justifikohej se vrasjet ishin bërë në përputhje me ligjin, pasi ishin demonstruesit ata që kishin shkaktuar tension, stres dhe goditje dhe kishin shpërthyer portën hyrëse. Sot, Garda përdor të njëjtat argumenta për t’u shfajësuar në gjyq, por shton se ishte edhe faji i Policisë së Shtetit që e vuri Gardën në pozicionin e detyruar për të përdorur armët e zjarrit. Pra Garda shprehet se nuk ka faj dhe për këtë arsye kërkon rrëzimin e padisë së ngritur nga familjarët e të rënëve të 21 janarit.

Sigurisht që këto pretendime do të analizohen nga gjykata, të cilës i takon të thotë fjalën e fundit, por shprehim shqetësimin se mentaliteti i mbrojtjes së organeve shtetërore me stoicizëm, pa asnjë arsye të mirë dhe argument të vlefshëm, nuk po ndryshon si model.

Res Publica

1 thought on “Tjetër lajm për 21 janarin. Garda e Republikës tenton të shfajësohet për vrasjet.”

  1. rob i zotit

    e kujt i plasi se iken 4 fukarej, rendesi ka qe leket ecin me ritem te njejte per te gjtha palet, pervec atyre qe iken

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top