Më 2 Mars 2023, u zhvillua seanca e dytë gjyqësore për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 60, datë 26.1.2022, “Për Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore/Parqeve Natyrore të Menaxhuara (Kategoria IV), në Gjykatën Administrative të Apelit, ku 11 Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore Shqiptare kanë paditur autoritetet publike për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 59 dhe nr. 60.
Në seancë morrën pjesë nga pala paditëse avokat Franc Terihati CLE, avokat Irena Dule Res Publica dhe Besjana Shehu AOSALB, ndërsa nga pala e paditur, Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk u paraqit asnjë përfaqësues dhe nuk u paraqitën prapësime dhe prova për të kundërshtuar pretendimet e parashtruara në padi.
Deri më tani procesi ka avancuar me depozitimin a) e kërkes-padisë, b) e provave shkresore, c) e kërkesës për saktësimin e objektit të padisë duke kundërshtuar rishikimin e sipërfaqeve, kufijve dhe statusit të zonave; Bredhi i Sotirës, Korab–Koritnik, Qafështamë, Syri i Kaltër, Bredhi i Kardhiqit, Gërmenj, Karaburun, Kune–Vain–Tale dhe Patok – Fushëkuqe – Ishëm, Liqeni i Shkodrës dhe heqjen e 10 zonave të tjera; d) e kërkesës për kryerjen e aktit të eksertimit, dh) e parashtrimeve shtesë lidhur me legjitimimin e organizatave jofitimprurese.
Theksojmë, edhe për këtë seancë Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit kanë qënë në mungesë. Gjithashtu, Avokatura e shtetit ka paraqitur kërkesë për thirrjen në cilësinë e personit të tretë të Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Seanca e sotme u shty për shkak se parashtrimet shtesë lidhur me legjitimimin e organizatave jofitimprurëse të cilat janë depozituar që në daten 23.02.2023, nuk i ishin përcjellë gjyqtares nga sekrataria dhe për rrjedhojë vetëm diten e sotme gjykata i mori ne administrim për t’ia njoftuar Këshilli të Ministrave dhe Këshilli Kombëtar të Territorit, të cilët ishin në mungesë.
Ju bëjmë me dije që seanca e radhës për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 60 u la për 17 Mars ora 09:00, dhe data për seancën e parë gjyqësore për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 59, datë 26.1.2022, “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit Dhe të Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore Park Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, është përcaktuar më 10 Mars ora 09:00.
Më 2 Mars 2023, u zhvillua seanca e dytë gjyqësore për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 60, datë 26.1.2022, “Për Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore/Parqeve Natyrore të Menaxhuara (Kategoria IV), në Gjykatën Administrative të Apelit, ku 11 Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore Shqiptare kanë paditur autoritetet publike për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 59 dhe nr. 60.
Në seancë morrën pjesë nga pala paditëse avokat Franc Terihati CLE, avokat Irena Dule Res Publica dhe Besjana Shehu AOSALB, ndërsa nga pala e paditur, Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk u paraqit asnjë përfaqësues dhe nuk u paraqitën prapësime dhe prova për të kundërshtuar pretendimet e parashtruara në padi.
Deri më tani procesi ka avancuar me depozitimin a) e kërkes-padisë, b) e provave shkresore, c) e kërkesës për saktësimin e objektit të padisë duke kundërshtuar rishikimin e sipërfaqeve, kufijve dhe statusit të zonave; Bredhi i Sotirës, Korab–Koritnik, Qafështamë, Syri i Kaltër, Bredhi i Kardhiqit, Gërmenj, Karaburun, Kune–Vain–Tale dhe Patok – Fushëkuqe – Ishëm, Liqeni i Shkodrës dhe heqjen e 10 zonave të tjera; d) e kërkesës për kryerjen e aktit të eksertimit, dh) e parashtrimeve shtesë lidhur me legjitimimin e organizatave jofitimprurese.
Theksojmë, edhe për këtë seancë Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit kanë qënë në mungesë. Gjithashtu, Avokatura e shtetit ka paraqitur kërkesë për thirrjen në cilësinë e personit të tretë të Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Seanca e sotme u shty për shkak se parashtrimet shtesë lidhur me legjitimimin e organizatave jofitimprurëse të cilat janë depozituar që në daten 23.02.2023, nuk i ishin përcjellë gjyqtares nga sekretaria dhe për rrjedhojë vetëm diten e sotme gjykata i mori ne administrim për t’ia njoftuar Këshilli të Ministrave dhe Këshilli Kombëtar të Territorit, të cilët ishin në mungesë.