Strehimi

Res Publica është e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të strehimit dhe parandalimin e marrjes së statusit si i pastrehë. Shërbimet tona në këtë fushë përfshijnë:

  • Advokimi për të drejtën e strehimit: Ne advokojmë për politika dhe iniciativa që sigurojnë qasje në strehim të sigurt dhe të përballueshëm për të gjithë, me fokus tek grupet vulnerabël.
  • Mbështetje ligjore për qiramarrësit dhe pronarët: Ne ofrojmë mbështetje ligjore dhe këshilla për qiramarrësit që përballen me çështje të lidhura me strehimin, me fokus tek ish-qiramarrësit e dëbuar nga pronat e kthyera pronarëve, si dhe për pronarët të cilët janë viktima të dëbimit apo diskriminimit nga ana e institucioneve shtetërore.
  • Programet për parandalimin e statusit si i pastrehë: Ne punojmë në programe dhe iniciativa që synojnë të parandalojnë statusin si i pastrehë dhe ofrojnë mbështetje për individët në rrezik.
  • Kapacitimi i grupeve të interesit: Ne ofrojmë tajnime të avokatëve për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtën e strehimit të grupeve vulnerabël.
Scroll to Top