Projektet e realizuara nga qendra Res Publica, sipas objektivave strategjike janë:
1. Sigurimi i aksesit efektiv në drejtësi të individëve në nevojë
- Dhënia e ndihmës juridike për grupet vulnerabël dhe individët në nevojë – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2010 – 2011)
- Mbështetje e aksesit në drejtësi për gratë dhe vajzat rome dhe ato që jetojnë në zonat rurale – Banka Botërore (2011)
- Triple A për qytetarët: Akses në informacion, Këshillim dhe Ndihmë aktive – BE (IPA/CSF) përmes ECAS (European Citizen Action Service), Bruksel. (2015 – 2016)
2. Sigurimi i llogaridhenies se zyrtareve te shtetit, permes advokimit dhe litigimit strategjik
- Dhënia e ndihmës juridike / krijimi i praktikave dhe advokimi për të promovuar të drejtat e grupeve në nevojë – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2011 – 2012)
3. Mbrojtja e te drejtave procedurale te viktimave te shkeljeve te te drejtave te njeriut, me fokus te vecante ne mbrojtjen e te drejtave te viktimave ne procesin penal dhe te miturit ne konflikt me ligjin
- Vlerësimi i ndihmës juridike në procesin penal në Shqipëri – Open Society Foundations, Human Rights Initiative, Hungari (2015 – 2016)
4. Forcimi i transparences dhe mireqeverisjes ne administraten publike, me fokus te vecante ne mbrojtjen e mjedisit dhe sfiden ndaj praktikave korruptive
- Përmirësimi i llogaridhënies publike dhe promovimi i sundimit të ligjit në Shqipëri lidhur me aksesin në dokumentat zyrtarë – Open Society Foundations, Human Rights and Good Governance Program, Hungari (2012 – 2013)
- Analizimi dhe vlerësimi i transparencës së qeverisjes / sfidimi i kulturës së pandëshkueshmërisë – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2014)
5. Promovimi i te drejtes se strehimit, me fokus te vecante ne mbrojtjen e grupeve te ish qiramarresve te debuar nga pronat e kthyera pronareve dhe komunitetin Rom
- Identifikimi dhe adresimi i problemeve të komunitetit Rom lidhur me të drejtën e strehimit / promovimi i zhvillimit të komunitetit – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (2013 – 2014)
- Promovimi i të drejtës së strehimit për grupet vulnerabël – Civil Rights Defenders (2015)
6. Zhvillimi i lirise se shprehjes, lirise se informimit dhe gazetarise etike
- Promovimi i lirisë së shprehjes në Shqipëri – National Endowment for Democracy (2012 – 2013)
- Promovimi i lirisë së informimit në Shqipëri – National Endowment for Democracy (2013 – 2014)
- Promovimi i vetë-rregullimit në fushën e medias – Civil Rights Defenders (2013)
- Promovimi i gazetarisë investigative të përgjegjshme – South East Europe Media Observatory (2014)
- Promovimi i lirisë së informimit në Shqipëri – National Endowment for Democracy (2014 – 2015)
- Përmirësimi i aftësisë së gazetarëve në aksesimin e informacionit dhe përmirësimi i gazetarisë etikë në raportimin e cështjeve – Civil Rights Defenders (2014)
- Promovimi i lirisë së shprehjes dhe informimit të medias në Evropën Juglindore – Përdorimi i reklamave shtetërore si formë e censurës së butë – Këshilli i Evropës (2015)
- Promovimi i angazhimit qytetar në advokimin në cështjet legjislative – National Endowment for Democracy (2015 – 2016)
7. Rritja dhe thellimi i njohurive te avokateve dhe gjyqtareve mbi jurisprudencen e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut
- Nga teoria në praktikë: e drejta e strehimit dhe mbrojtja nga dëbimet me forcë, me focus të veçaantë në cështjet e komunitetut Rom / Egjiptian – Këshilli i Evropës (2014)
8. Mbrojtja e mjedisit dhe biodiversitetit
- Let’s Make Divjana Natural Again – (2019) – Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) është zbatuese e këtij projekti në partneritet me PSEDA-Iliria dhe Res Publica mbështetur nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike – CEPF. Projekti “Le ta Bëjmë Divjakën Sërish Natyrale!” synon të ruajë dhe të mbrojë më mirë biodiversitetin në tërësi të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta duke siguruar qëndrueshmëri në vendimmarrje nëpërmjet përfshirjes së komuniteteve vendore në aksionet e konservimit të natyrës si dhe duke stimuluar projekte alternative të jetesës vendore në mënyrë që të reduktohet presioni mbi burimet natyrore. Projekti do të promovojë një qasje të integruar drejt nxitjes së menaxhimit të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, duke kërkuar të balancojë menaxhimin mjedisor mezhvillimin dhe nevojat e komunitetit.