Qendra Res Publica ofron shërbime këshillimi dhe përfaqësimi në proceset gjyqësore penale, civile dhe administrative, në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë këtu Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Pikërisht aftësia për të përfaqësuar në Gjykatën Evropiane përbën një veçanti, e cila qendron në thelbin e ndërtimit të stragjisë së mbrojtjes nga ana e Res Publica që në momentet e para të ndërtimit të strategjisë së mbrojtjes.
Res Publica është e përkushtuar për të siguruar që viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut të kenë qasje të drejtë dhe efektive në drejtësi. Shërbimet tona në këtë fushë përfshijnë:
- Përfaqësimi Ligjor: Ne ofrojmë përfaqësim ligjor në procedurat penale, me një fokus në dhënien e ndihmës juridike dhe mbështetjes së aksesit në drejtësi për grupet vulnerabël dhe individët në nevojë.
- Advokimi: Advokojmë për reforma ligjore që përmirësojnë aksesin në drejtësi dhe sigurojnë trajtim të drejtë për të gjithë individët brenda sistemit të së drejtës civile e penale.
- Këshillim: Organizata jonë ofron shërbime këshillimi, duke ndihmuar individët të lundrojnë në procesin ligjor, të kuptojnë të drejtat e tyre dhe të përballen me sfidat me të cilat mund të përballen gjatë proceseve.
Qendra Res Publica është e angazhuar me ndjekjen e rasteve para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg, shpeshherë edhe si palë e tretë në çështje që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë, por që synojnë pasurimin e jurisprudencës së kësaj gjykate, me efekt edhe për Shqipërinë në çështje të ardhshme.