Marrëveshjet e bashkëpunimit dhe rrjetëzimet në organizata kanë disa avantazhe që përbëjnë motivin dhe për të cilin kemi parë rezultate. Së pari, ndikimi tek vendimarresit është më madh nëse përballja kryhet nga një grup organizatash dhe jo nga një e vetme; së dyti, mbështetja dhe solidariteti ka efekt pozitiv si nga ana e anëtarëve të organizatës, ashtu edhe nga ana e publikut.
Res Publica është anëtare e disa rrjeteve si më poshtë:
- ENGONA – rrjeti i OSHC-ve mjedisore në Shqipëri, që synon të bashkojë OSHC-të që ndajnë të njëjtat interesa në mbrojtjen e mjedisit;
- Koalicioni “Drejtësi për të gjithë”;
- Koalicioni “Aleanca për Median Etike”, me të cilin Res Publica ka krijuar partneritet për çështjet ligjore që kanë të bëjnë me etikën në media. Në bashkëpunim me këtë partneritet është advokuar fuqishëm kundërshtimi i “Paketës Anti Shpifje”;
- Rrjeti “Lawyers for Rivers Network”, në bashkëpunim me të cilin zhvillohen takime rajonale ku shkëmbehen eksperienca dhe ide për kundërshtimin e vendimarrjeve që dëmtojne mjediset lumore;
- Aleanca Kunder Importit të Plehrave.
Res Publica është partnere me:
- Organizatën Ndërkombetare të mirënjohur për mbrojtjen e të drejtave në procesin penal, “Fair Trails International”;
- Eco Albania, AOS për mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura, që synojnë mbrojtjen dhe mirëqeverisjes së Zonave të Mbrojtura Natyrore në Shqipëri, duke synuar ruajtjen e integritetit territorial dhe ekologjik të tyre;
- Ministrinë e Drejtësisë, ku ka ndihmuar në miratimin e disa akteve ligjore dhe nënligjore, si p.sh. ligji dhe aktet nënligjore për ndihmën juridike, amendimet e ligjit për të drejtën e informimit, pjesmarrje në grupin e punës së hartimit të Kodit të ri Penal.
Gjithashtu organizata është pjesë e Komitetit Strategjik në Ministrinë e Drejtësisë dhe pjesë e disa grupeve pune të ngritura nga kjo Ministri, si p.sh. për draftimin e ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të ligjit për ndihmën juridike, etj, të cilat kanë rezultuar produktive.
Res Publica bashkëpunon me:
- Shkollën e Magjistraturës (2022) për të zhvilluar trajnimin e studentëve të saj dhe trajnimin vazhdues të gjyqtarëve, në temën e të drejtave mjedisore. Nga ky trajnim u trajnuan 25 studentë (gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm) dhe 15 gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë. Impakti i këtij trajnimi është i menjehershëm duke konsideruar se një pjesë e të trajnuarve janë pjesë e trupave të sotme dhe të ardhme gjyqësore që gjykojnë mbi çështje me objekt mbrojtje të të drejtave mjedisore.
- Universitetin Polis, Fakultetet e Shkencave të Natyrës – Elbasan, Shkodër, Tiranë; Universitetin Bujqësor, (2022-2023), Universitetin “Marlin Barleti” lidhur me takime informuese për rishikimin e hartave të zonave të mbrojtura. Në këto takime kanë marrë pjesë mbi 50 studentë dhe pedagogë, të cilët janë njohur dhe ndërgjegjësuar për dëmet që do të sjelli procesi i ndryshimit të kufijve të zonave të mbrojtura në biodiversitet.
- Universitetin e Tiranës (2021-2023), lidhur me zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së klinikës së ligjit, Fakultetin e Drejtësisë, UT, me pjesëmarrjen e 25 studentëve, pedagogëve dhe organizatave të vlerësuar si me më impakt në ofrimin e ndihmës juridike. Impakti lidhej me frymezimin që përcjell te brezi i studentëve, anëtarë të klinikës së ligjit shembulli i ndjekur nga organizata jonë.