Res Publica është një organizatë jofitimprurëse që synon të promovojë dhe të mbrojë respektimin e të drejtave themelore të njeriut përmes litigimit strategjik, advokimit, edukimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të politikave të ndryshme.
Fokusi kryesor i qendrës “Res Publica” është lufta kundër keqqeverisjes, pandëshkueshmërisë dhe promovimi i të drejtave të njeriut, me qasjen e zgjidhjes së problematikave konkrete.
Mekanizmat kryesorë janë: litigimet strategjike, proceset gjyqësore, monitorimi i proceseve dhe institucioneve kyçe në realizimin e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës, trajnimeve, kërkimit shkencor, informimit publik dhe iniciativave edukuese, advokimit për një legjislacion më të mirë me synimin e promovimit të shtetit të së drejtës.
Publeaks është një portal online dhe aplikacion i krijuar nga Res Publica me mbështetje nga National Endowment for Democracy i cili ofron akses në informacion për të gjithë.
Portali shërben si një databazë e më shumë se 2000 dokumenteve që Res Publica ka grumbulluar nga institucione të ndryshme shtetërore ndër vite, duke mbuluar një gamë të ndryshme temash.
Gjithashtu, portali përmban raporte të ndryshme dhe materiale informuese mbi të drejtat e lirisë së informimit dhe konsultimit publik, si dhe jurisprudencën përkatëse vendase dhe ndërkombëtare.