Qe prej muajit gusht 2014 Res Publica eshte duke kerkuar te mbledhe informacion rreth nje vendimi te Keshillit Kombetar te Territorit (vendimi nr. 3 dt. 27.05.2014) i cili eshte bere edhe shkak per te kerkuar prishjen e disa banesave te komunitetit rom ne Elbasan me rastin e ndertimit te stadiumit Elbasan Arena. Nga hartat qe na jane vene ne dispozicion deri tani rezulton se banesa e 4 familjeve rome duket sikur eshte perfshire tek objektet qe duhet te prishen (ndonese objekti nuk perfshihet ne territorin qe prek rikonstruksioni i rruges perreth stadiumit), nderkohe qe nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit jane ngritur dyshime se hartat nuk perputhen. Nje situtate e tille na ka shtyre te hulumtojme me tej per te kuptuar nese kjo mosperputhje vjen si pasoje e ndonje gabimi, apo eshte e qellimshme. Per kete arsye Res Publica ka kerkuar ti vihen ne dispozicion nje kopje e hartave qe disponohen nga te gjithe institucionet e perfshira, per te kutpuar se ne cilen hallke ka ndodhur devijimi dhe per te nxjerre edhe pergjegjesite perkatese. Deri tani Res Publica ka hasur ne rezistencen e institucioneve te cilet nuk jane treguar ne te gjithe rastet bashkepunues per te dhene informacionin, por jane munduar ti bejne bisht kerkeses se drejtperdrejte. Nje nga autoritetet publike qe i eshte shmangur pyetjes eshte edhe Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit, me justifikimin se hartat nuk jane zbardhur ende.
Vendimi eshte marre me 27 maj 2014 dhe moszbardhja ende e hartave ben qe te shtohen dyshimet mbi ndryshimin e tyre ne ndonje prej hallkave administrative, duke perfshire ne menyre te padrejte edhe banesen e 4 familjeve rome te aplikanteve A.K., O.K., V. K, dhe I.K.
Ne keto kushte Res Publica tashme i eshte drejtuar organit epror me nje ankim administrativ, kunder refuzimit te dhenies se informacionit dhe dokumenteve, te cilet duhej te ishin zbardhur si rregull qe ne daten 27 maj 2014, date kur eshte miratuar vendimi nga Keshilli Kombetar i Territorit. Pergjigja ndaj ketij ankimi administrativ do te kete rendesi jetike per zbardhjen e nje situate qe gati sa nuk la ne qiell te hapur 4 familje me 19 anetare, te cilet i shpetuan vales se pare vetem fale nderhyrjes energjike te nje grupi te madh te organizatave te shoqerise civile qe u treguan vigjilente dhe aktive.
Res Publica