Qendra “Res Publica” realizoi trajnimin me temë “Siguria fizike dhe kibernetike e gazetarëve” me studentët e Fakultetit të Gazetarisë me mbështetje nga National Endowment for Democracy. Trajnimi erdhi në një kohë kur gazetarëve dhe studentëve u mungon informacioni lidhur me këto çështje, si dhe pas rastit të cënimit të konfidencialitetit të burimeve të gazetarit Elton Qyno.
Studentët e gazetarisë u njohën me llojet e ndryshme të sulmeve kibernetike dhe menyrat e parandalimit dhe mbrojtjes prej tyre, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë në redaksitë e lajmeve. Temat u trajtuan nga gazetarja Lindita Çela nga OCCRP dhe Denis Jukni, Ekspert IT.





