Qendra Res Publica është një mbrojtëse e vendosur të lirisë së shprehjes dhe së drejtës për informim. Shërbimet tona në këtë fushë përfshijnë:
- Mbështetje ligjore për gazetarët: Ne ofrojmë ndihmë ligjore për gazetarët dhe organizatat mediatike që përballen me sfida në lidhje me lirinë e shtypit.
- Advokimi për lirinë e medias: Ne advokojmë për reforma ligjore dhe politika që mbrojnë dhe promovojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim.
- Iniciativa për edukimin mediatik: Ne ofrojmë trajnime për gazetarët, profesionistët e mediave apo aktivistët e shoqërisë civile, si: trajnime për të përdorur në mënyrë efektive të drejtën e informimit apo mbi njohjen e kufijve të lirisë së shprehjes, trajnime për gazetarët investigativë për të kuptuar mundësitë e zyrtarëve për të kryer akte korruptive në prokurimet publike, etj.
- Kërkime shkencore: Ne ofrojmë kërkime shkencore lidhur me vlerësimin e transparencës së institucioneve në Shqipëri apo të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, si dhe dhënien e rekomandimeve për programet e transparencës.
Ne besojmë se një shtyp i lirë është thelbësor për një shoqëri të mirëinformuar dhe demokratike.