Në kuadër të projektit për të “Drejtat e njeriut dhe mjedisin e qëndrueshëm në Evropën Juglindore”, Këshilli i Evropës organizoi Konferencën Rajonale në Budva, Mal të Zi, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve nga vendet e Evropës Juglindore, ekspertëve të të drejtave të njeriut e mbrotjes së mjedisit dhe organizatave të shoqërisë civile, ku mori pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i Res Publica.
Konceptuar në formë workshop-i me diskutime të shumta nga të pranishmit, konferenca trajtoi tema si: të drejtat thelbësore mjedisore të njeriut, ligji dhe praktika procedurale mjedisore, aksesi në drejtësi dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për çështjet mjedisore. Gjatë konferencës u theksua rëndësia kritike e trajtimit të çështjeve mjedisore përmes lentes së të drejtave të njeriut si dhe nevoja për forcimin e kuadrit ligjor dhe mekanizmave të zbatimit në rajon.
Ndër të tjera, Dorian Matlija në cilësinë e përfaqësuesit të Res Publica, ngriti shqetësimin për legjitimimin e OJF-ve mjedisore për kundërshtimin e investimeve me impakt në mjedis, siç është rasti i kundërshtimit të Aeroportit të Vlorës. Matlija u shpreh se: