Me 17 shtator 2014 Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e zbatimit te VKM nr. 354, date 04.06.2014, per ngritjen e bazës së të dhënave IMEI. Nderkohe qe pritej te merrej nje vendim final nga kjo gjykate dhe ky vendim te zbardhej e botohej ne Fletoren Zyrtare, Keshilli i Ministrave hodhi vete nje hap mbrapa duke u terhequr nga VKM objekt gjykimi. Vendimi i ri i Keshillit te Ministrave qe shfuqizon vendimin e pare ka numrin 642, mban daten 1 tetor 2014 dhe eshte botuar ne Fletore Zyrtare sot me 8 tetor 2014. Ky vendim vjen si surprize nese kujtojme fushaten e qeverise pro regjistrimit te numrave IMEI dhe se si ky regjistrim ishte krejt i parrezikshem dhe se nuk cenonte jeten private te askujt. I nje mendimi krejt te kundert ishte opozita, e cila ngriti shqetesimin se me anen e ketij instrumenti do te mundesohej pergjimi i te gjithe aparateve telefonike dhe jo vetem, duke perfshire edhe mundesine e aksesit ne mesazhet Whatsapp, Viber, BBM, si dhe fotot e videot personale.
Tashme vendimi i qeverise eshte shfuqizuar nga vete ajo, duke e lene Gjykaten Kushtetuese pa nje objekt gjykimi. Per pasoje Gjykata Kushtetuese mund te pushoje gjykimin dhe te mos dale fare me nje vendim final, duke e lene ceshtjen pa nje pergjigje te mirefillte juridike. Pushimi i ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese ka ndodhur edhe me pare, sic eshte rasti i Vendimit nr. 27 dt. 15.12.2008. Mbase kjo ka qene arsyeja kryesore pse Keshilli i Ministrave “u dorezua”, per t’i kursyer opinionit publik reklamen e keqe te shkeljes se jetes private, qe mund te konfirmohej nga gjykata me e larte ne vend.
Dorian Matlija