Seanca e sotme gjyqësore e Gërdecit përfundoi me sukses, me një nga të plagosurit nga tragjedia e Gërdecit që përfitoi dëmshpërblim. Ky ishte gjyqi i 35-të për familjarët e viktimave dhe të plagosurit e Gërdecit i cili përfundon me sukses me vendim të formës së prerë.
Gjykata vendosi të detyrojë Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ndërmarrjen shtetërore “Mejko” që të paguajnë dëmshpërblim, pas një kalvari të gjatë gjyqesh që Res Publica ka nisur qe në fillesat e veprimtarisë së saj në 2010.
Beteja të tjera na presin në dosjen “Gërdeci”, por pavarësisht pengesave të shumta ndër vite, Res Publica ka vendosmërinë për t’i shkuar çështjeve deri në fund.