Sot gjykata pezulloi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për prishjen e pallatit nr. 5, rruga “Ferit Xhajko” si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, pra nuk do të lejojë prishjen e pallatit përpara se gjykata të marrë vendim lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak.
Një nga banorët e pallatit ngriti padinë kundër Bashkisë Tiranë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e detyruar të ndërtesës, për një pallat që ka dëmtime të lehta e të parëndësishme që nuk prekin strukturën, të shkaktuara nga amortizimi i pallatit dhe jo nga tërmeti. Kjo konfirmohet nga ekspertiza e bërë nga inxhinierë të licensuar.
Ky është një rast tjetër i abuzimit që vazhdon të bëhet nga Bashkia Tiranë në kuadër të procesit të “rindërtimit”, ku tashmë ka edhe procese penale të nisura ndaj zyrtarëve të përfshirë. Mësoni më shumë në artikullin në link.
Është e qartë që ndërsa Bashkia Tiranë pesë vjet pas tërmetit vazhdon merr vendime për prishje pallatesh në mënyrë të kundraligjshme, gjykata mbetet e vetmja derë ku qytetarët mund të trokasin për të gjetur zgjidhje.