Qendra “Res Publica” ngriti një padi për të detyruar Këshillin e Ministrave të rishikojë kufijtë e 5 parqeve kombëtare, Divjakë, Butrint, Dajt, Shebenik dhe Lurë, duke ripërfshirë të gjitha sipërfaqet e hequra nga Këshilli i Ministrave në vitin 2022, por duke mos prekur sipërfaqet e shtuara.
Ndryshe nga paditë e tjera administrative ku kërkohet shfuqizimi i aktit administrativ, kjo padi kërkoi që gjykata të ushtrojë autoritetin e saj ndaj pushtetit ekzekutiv për rishikimin e VKM, duke dhënë orientime që të gjitha sipërfaqet që janë hequr nga VKM i ri të ripërfshihen në të. E para e këtij lloji në Shqipëri, padia u ngrit pasi Res Publica është dakord me zgjerimin e disa zonave të mbrojtura por jo me ngushtimin e të tjerave, gjë që do të ndodhte nëse do të shfuqizohej VKM në fuqi.
Avokatura e Shtetit kërkoi nga gjykata mospranimin e padisë duke ngritur pretendimin se pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë tek pushteti ekzekutiv dhe se kjo lloj vendimmarrjeje cenon diskrecionin e pushtetit ekzekutiv. Megjithatë, gjykata vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë duke pranuar që padia është e ligjshme.
Kjo fitore na motivon edhe më shumë për t’i shkuar çështjes deri në fund.
Res Publica