Ne kuader te nje projekti te mbeshtetur nga Open Society Foundations, Hungari, dhe me konkretisht nga Human Rights Initiative, Res Publica ka ndermarre nje studim per efektivitetin e ndihmes juridike ne procesin penal ne Shqiperi. Studimi u kryer permes nje hulumtimi paraprak nder 5152 vendime gjyqesore te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe hulumtimit te thelluar te 100 dosjeve penale. Te dhenat sasiore u plotesuan edhe me te dhena nga 3 fokus grupe me gjyqtare, prokurore dhe avokate qe bejne pjese ne listen e avokateve qe caktohen kryesisht. Monitorimi i 200 seancave gjyqesore plotesoi studimin me te dhena shtese. Te dhenat sasiore dhe cilesore u shoqeruan me nje analize te kuadrit ligjor dhe te menyres se si zbatohet rregullat nga organet qe administrojne ndihmes juridike.
Analiza krahasuese ndermjet gjetjeve dhe standardeve nderkombetare ne kete fushe vuri ne dukje se sa larg jemi prej ketyre standardeve, duke deshmuar domosdoshmerine e nje ndryshimi rrenjesor ne skemen e ofrimit te ndihmes juridike ne procesin penal ne Shqiperi. Per me shume klikoni ne kete link.
Res Publica