Strehimi ne Shqiperi eshte pare gjithmone si nje objektiv social. Standardet nderkombetare kerkojne me shume se kaq. Por sa larg jemi nga standardet nderkombetare? Si eshte situata aktuale ne Shqiperi? Si jane reflektuar problemet ne Draft – Strategjine per Strehimin 2015-2025?
Qendra Res Publica, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, ka bere nje analize te legjislacionit shqiptar ne raport me standardet nderkombetare, ka zhvilluar nje ankete duke pyetur te gjitha bashkite se si i kane zbatur ato programet sociale te strehimit, ka ndjekur disa ceshtje para Gjykates Kushtetuese, Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe Komitetit per te Drejtat e Njeriut prane OK. Gjetjet e rekomandimet jane permbledhur ne publikimin me titull “E dreja e strehimit dhe siguria e strehes”. Pas prezantimit te tij me 15 Dhjetor 2015, Res Publica ka vene ne dispozicion te cdo personi te interesuar nje kopje te printuar te raporti. Raporti eshte derguar fillimisht prane Ministrise se Zhvillimit Urban me 01 Dhjetor 2015, per tu marre ne konsiderate ne kuader te konsultimit publik te Draft-Strategjise per Strehimin 2015-2025. Nje kopje elektronike te raportit mund ta shkarkoni duke klikuar ketu.