Ne muajin shkurt 2014 Res Publica kerkoi te njihej me dosjet e punesimit te anetareve te Komisionit te Prokurimit Publik. Kerksa iu drejtua Keshillit te Ministrave i cili eshte edhe organi qe i ka emeruar te pese anetaret e KPP. Ligji per prokurimin publik kerkon qe anetaret te permbushin disa kritere per tu emeruar ne kete detyre dhe eshte detyre e Keshillit te Ministrave qe te verifikoje permbushjen e kritereve. Nisur nga nje vendim i Keshillit te Ministrave ne muajin dhjetor te vitit 2013, me ane te te cilit u larguan dy anetare qe nuk permbushnin kriteret, Res Publica kerkon te njihet me dosjet e anetareve te tjere, te cilet ne pamje te pare jane vleresuar se i permbushin keto kritere. Per te verifikuar kete fakt kerkuam qe te njihemi me dosjen e plote te cdo anetari.
Keshilli i Ministrave nuk iu pergjigj pozitivisht kerkeses sone dhe ne muajin maj 2014 ceshtja u dergua per shqyrtim ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Tirane, e cila sot, me 06.10.2014 vendosi te pranoje padine duke detyruar Keshillin e Ministrave qe te na vere ne dispozicion dokumentacionin e kerkuar.
Ne ditet qe vijne pritet qe vendimi te marre forme te prere nese nuk paraqitet ankim nga pala e paditur. Ne besojme qe pala e paditur te kete kuptuar rendesine e vendimit te gjykates dhe faktin qe e drejta e informimit per dokumentat e kerkuara eshte e pamohueshme.
Res Publica