Bashkia vendos të anullojë vendimin për prishjen e një pallati në Kombinat pas nisjes së një procesi gjyqësor kundër vendimit për prishjen e pallatit dhe kërkesës që Res Publica i drejtoi bashkisë.
Institucionet kanë qenë kontradiktore në vlerësimin e dëmtimeve të pallatit nr. 12 dhe nr. 13 në rrugën “Benardin Palja”, ku Instituti i Ndërtimit rekomandonte përforcimin dhe bashkia vendosi për prishjen e ndërtesës.
Banorët të përfaqësuar nga avokatët e Res Publica iu drejtuan gjykatës, ku pas insistimit të tyre e duke vënë në dukje parregullsitë dhe paligjshmërinë e vendimit, bashkia vendosi të anullojë vendimin për prishjen e pallatit.
Res Publica i bën thirrje Bashkisë Tiranë që të ndjekë të njëjtën rrugë edhe për raste të tjera të ngjashme.