Qendra Res Publica, me mbështetjen e Civil Rights Defenders, në datën 15.12.2015 organizoi tryezën me temë diskutimi: “E drejta e strehimit dhe siguria e strehes”. Në këtë takim morën pjesë perfaqesues te institucioneve aktive ne fushen e strehimit dhe aktiviste te shoqerise civile. të cilët diskutuan rreth problemeve që ka legjislacioni shqiptar dhe zbatimi i tij ne praktike, ne fushen e strehimit.
Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU) eshte ne prag te miratimit te Strategjise se Strehimit 2015-2025 dhe per kete arsye perfaqesueja e kesaj ministrie, Znj. E.Tomco, beri nje pershkrim te shkurter te risive qe sjell strategjia e re. Perfaqesues te zyres se Avokatit te Popullit gjithashtu bene nje pershkrim te problematikes qe ka shenuar kjo fushe ne vitet e fundit.
Me tej, Res Publica prezantoi studimin “E drejta e strehimit dhe siguria e strehes”. Fillimisht u prezantuanje permbledhje e standardeve nderkombetare nga Znj. Irena Dule dhe me pas Znj. Arbesa Kurti prezantoi gjetjet nga anketimi i kryer nga Res Publica per gjendjen e strehimit social ne vitin 2015. Konkluzionet dhe rekomandimet u prezantuan nga Z. Dorian Matlija, Drejtor Ekzekutiv i Res Publica.
Në kete takim u theksua nevoja qe stategjia e re e strehimit per 10 vjecarin e ardhshem duhet te perfshije sa me shume nga rekomandimet e bera nga Res Publica, pasi nje pjese e mire e tyre kane impakt te menjehershem ne strehimin e grupeve vulnerabel dhe pa pasur kosto te larte per buxhetin.
Res Publica