Qendra Res Publica sapo ka filluar të ofrojë shërbimet e veta të ndihmës ligjore pa pagesë, falë mbështetjes së siguruar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” – Soros.
Qendra Res Publica, e vendosur në një zonë tradicionale të kryeqytetit, ka celur dyert për të gjithë ato grupime apo individë që kanë nevojë për ndihmë të specializuar juridike dhe që nuk kanë mundësi të paguajnë avokat.
Aktivitetin e vet, në mënyrë joformale kjo qendër e ka nisur rreth 2 vjet më parë, pas shpërthimit të Gërdecit. Në atë kohë, një grup avokatësh të rinj vendosën të vinin në dispozicion pa pagesë njohuritë e tyre profesionale në ndihmë të disa banorëve të të dëmtuar të Gërdecit, të cilët në momente dramatike ishin tërësisht të corientuar, pa shpresë dhe pa asnjë informacion mbi të drejtat dhe potencialin e tyreDuke parë se mungesa e informacionit, kostot e larta të shërbimeve juridike apo mbrojtja joefektive, ishin disa nga arsyet që pengonin ose vështirësonin aksesin në sistemin e drejtësisë për shumë individë dhe grupe në nevojë të shoqërisë shqiptare, u pa e domosdoshme që të ngrihej në nivel zyre të përhershme, ideja e grupit iniciator.
Nisma u përqafua edhe nga institucione me prestigj si Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” – Soros, pasi edhe praktikat e vendeve perëndimore janë të mbushura me veprimtari në interesin publik në fushën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Duke qenë të ndërgjegjshëm se praktikat gjyqësore ecin përkrah evolucionit ligjor, u pa e domosdoshme që ndihma juridike në interesin publik të mund të zhvillohej në nivele të tilla që të orientojë edhe zhvillimin e legjislacionit në këtë fushë, duke forcuar efektet e ndihmës ligjore dhe rritjes së padiskutueshme të aksesit për të gjithë në drejtësi.
Me anën e këtij newsletter, do të dëshironim t’ju ofronim informacion më të detajuar rreth asaj që jemi duke bërë.