Në komunën e Zharrzës, në rrethin e Fierit, shumë prej banorëve e njohin mirë zanatin e naftëtarit, edhe pse tashmë punojnë vetëm si bujq. Për vite me radhë ata kanë qenë të angazhuar në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës , k ur kjo ka qenë shtetërore, por pas privatizimit shumica dërrmuese e tyre i është kthyer zanatit të të parëve, bujqësisë. Kështu, nuk ka qenë e vështirë për banorët që të kuptojnë se tërmetet e rëna me një frekuencë shumë të shpeshtë në vitin 2009 kanë patur si epiqendër një zonë afër pusit nr. 646. Në këtë pus dyshohet se kompania “Bankers” përdorte teknologjinë e injektimtit të fluideve në shtresë.
Banorët thonë se pikërisht për shkak të kësaj teknologjie në shtëpitë e tyre kishin filluar të ndiheshin lëkundje të tokës, deri sa në korrik të vitit 2009, lëkundjet ishin aq të mëdha sa sipas grupeve të pushtetit lokal që evidentuan pasojat, u dëmtuan mbi 60 shtëpi dhe shumë prejt tyre u bënë gati të pabanueshme. “Kanë plasur muret nga lëkundjet që ishin vertikale dhe jo horizontale”, deklaron një prej banorëve të zonës. Ditën e lëkundjes së madhe banorët detyr u an k o mpaninë “Bankers” t ë ndërpriste punën në puse. K onflikti ishte i ashpër , ndërkohë që në një moment banorët bllokuan edhe rrugën nacionale, duke pretenduar largimin përfundimtar të Bankers, dhe dëmshpërblimin e tyre për shtëpitë e shkatërruara. Më pas, prokuroria e rrethit dhe inspektorë të ministrisë kanë mbërritur në zonë. Nëse do të vër tetohej q ë d ëmi i shte shkaktuar nga punimet në pus kompania duhet të paguante për dëmshpërblimin. Autoritetet ekspertë, të cilët kanë dhënë disa përgjigje gjykuan se nuk ishte shpërthim nga pusi, por koncidencë e një termeti natyror. Nga ana e Komunës është insistuar që kjo çështje të zbardhet. Janë marrë disa hapa ligjore, duke thirrur . Por nuk mund të marrësh iniciativa ligjore nëse s’ka një analizë të detajuar shkencore që të gjej një lidhje mes lëkundjeve dhe veprimtarisë së kompanisë, Sizmologët e institutit Sizmologjik Tiranë nuk kanë pranuar të shprehen publikisht mbi ngjarjen, mirëpo, të kontaktuar në mënyrë private nga disa gazetarë, disa prej tyre kanë thënë se aktiviteti sizmik i regjistruar në zonë në vitin 2009, nuk ka qenë i natyrshëm. Sipas tyre tërmetet e shkaktuara në periudha të rregullta, duket që kanë të bëjnë me ndërhyrje njerëzore . Banorët kanë kontaktuar me Res Publica, të specializuar për çështje të tilla të komplikuara, dhe kanë në plan të nisin proces gjyqësor kundër Bankers Petroleum, si dhe shtetit shqiptar. Disa prej banorëve janë shprehur se gjatë këtyre muajve ka pasur kërcënime që ta lënë çështjen por ata janë të vendosur ta çojnë atë deri në fund.