Nje nga nismat kryesore te qendres Res Publica eshte detyrimi i autoriteteve shteterore qe te jene transparente. Procesi mbeshtetet nga Fondacioni “Shoqeria e Hapur per Shqiperine” – Soros dhe Open Society Institute Hungary, me qellim qe ti jape kujtdo nje mundesi te mire per te siguruar akses ne dokumentat zyrtare.
Deri tani Res Publica ka nisur 39 kerkesa dhe ne perpunim e siper jane edhe afro 100 te tjera, te cilat vijne nga subjekte te ndryshem qe na kane kontaktuar ne telefon ose me email ne adresen respublicalb@gmail.com. Numri i pergjigjeve deri tani eshte vetem 2, por duhet te presim deri ne perfundimin e afatit ligjor per te konkluduar me pas nese jemi perpara nje rasti te paster indiference deri ne shkelje te se drejtes per t’u informuar.
Informacioni mbi ecurine e procedurave do te publikohet rregullisht ne faqen:http://informimipublik.wordpress.com/shfleto-detajet/
Kjo veprimtari do te qendroje aktive per nje kohe te gjate. Nisma jone ka nevoje per mbeshtetjen tuaj, prandaj mos hezitoni qe se bashku ta vendosim qeverine ne prove.
Res Publica