E drejta e informimit mbi dokumentat zyrtare eshte relavitisht e thjeshte ne zbatim. Megjithate duhen ndjekur me kujdes hapat procedurale. Me poshte kemi renditur pyetjet me te shpeshta lidhur me te Drejten e Informimit, se bashku me pergjigjet, te cilat synojne te orientojne qytetaret qe te kerkojne informacion ne menyren me efektive qe njeh ligji.
Pyetje 1. Kush mund te kerkoje informacion mbi dokumentat zyrtare, gjithkush, apo vetem personi i interesuar drejtperdrejt?
Pergjigje: Cilido ka te drejte te kene akses ne informacionet zyrtare. Mjafton nje kerkese dhe institucioni perkates nuk ka te drejte t’ju pyese pse po e kerkoni kete informacion.
Pyetje 2. A mund te kem akses ne cfaredolloj informacioni apo ka ndonje perjashtim?
Pergjigje: Sigurisht qe ka kufizime. Informacionet dhe dokumentat me karakter sekret, konfidencial apo te dhena nga jeta private e shtetasve, nuk mund te jepen.
Pyetje 3. Si duhet bere kerkesa, me shkrim apo me goje?
Pergjigje: Kerkesa mund te behet me shkrese, ose me email. Ajo duhet te jete e qarte, koncize, e percaktuar mire se cfare kerkohet. Gjithashtu duhet te referoni nje adrese te sakte se ku e prisni pergjigjen me shkrim, ose nje adrese emaili nese preferoni qe pergjigja te vije ne rruge elektronike. Kujdes: Nese doni te siguroheni, ruani gjithmone receten postare dhe kerkoni gjithmone qe letra te jete e llojit “rekomande” (posta e regjistruar).
Pyetje 4. Kur pergjigjet institucioni? Menjehere apo ka te drejte ta vonoje pergjigjen?
Pergjigje: Autoritetet kane te drejte te pergjigjen brenda 10 diteve pune (dy jave kalendarike).
Pyetje 5. Cfare ndodh nese institucioni nuk pergjigjet brenda afatit, ose kur pergjigja eshte refuzuar pa arsye?
Pergjigje: Ne kete rast kerkuesit i lind e drejta per t’u ankuar te Komisioneri per te Drejten e Informimit. Kujdes: Afati i ankimit eshte vetem 30 dite pune!
Pyetje 6. Po sikur te ndodhe qe as Komisioneri te mos e marre parasysh ankesen time? Ku mund te ankohem me pas?
Pergjigje: Nese pasi kalojne 15 dite pune nga ankimi juaj dhe Komisioneri per te Drejten e Informimit nuk eshte pergjigjur, ose ju merrni pergjigje negative, atehere mund te ankoheni ne gjykaten administrative me ane te nje kerkese padie. Kujdes, edhe ne kete rast afati ne dispozicion eshte vetem 45 dite.
Pyetje 7. Por a nuk mund te ankohem direkt ne gjykate qe ne fillim?
Pergjigje: Jo. Ankimi te Komisioneri per te Drejten e Informimit eshte i detyrueshem per t’u paraqitur. Ne rast se nuk e keni ndjekur kete rruge, por i drejtoheni direkt gjykates, atehere kjo e fundit nuk do e pranoje kerkesen tuaj.
Pyetje 8. Po sikur te mos ta di se ku duhet ta kerkoj informacionin, si duhet te veproj?
Pergjigje: Mjafton ta dergoni kerkesen te ai autoritet publik qe mendoni si me te pershtatshem. Nese nuk eshte autoriteti i duhur, ai nuk mund t’ua ktheje mbrapsht kerkesen por duhet ta dergoje ne adresen e duhur. Ne kete rast do te prisni edhe 5 dite pune me shume.
Pyetje 9. A ka kosto i gjithe proces?
Pergjigje: Per kerkesen fillestare dhe per ankimin administrativ nuk ka asnje kosto, por dhenia e informacionit ne rast se pranohet kerkesa juaj, mund te shoqerohet me detyrimin per te paguar nje shume te vogel, te barabarte me koston e pergatitjes se fotokopjeve. Nese kerkoni informacion ne rruge elektronike nuk detyroheni te beni ndonje pagese.
Pyetje 10. Po ne gjykate a ka nje kosto?
Pergjigje: Ne gjykate situata eshte me ndryshe. Fillimisht duhet paguar taksa e padise ne vleren 3.000 leke. Pastaj do te duhet te caktoni nje avokat dhe duhet te paguani edhe per kostot e noterizimeve te mundshme.
Pyetje 11. A ka ndonje mundesi qe keto kosto te shmangen ose te ulen?
Pergjigje: Noterizimet jane te domosdoshme vetem nese doni te ruani dokumentat origjinale per perdorim te mevonshem. Prokura mund te shmanget duke u paraqitur vete ne seance dhe duke e caktuar avokatin me deklarim me goje. Kostot e avokatit mund te shmangen duke angazhuar avokate pa pagese, te cilet ofron nga OJF te ndryshe, si dhe nga Komisioneri per Ndihmen Juridike prane Ministrise se Drejtesise. Ndersa lidhur me taksen e padise, ajo mund te shmanget vetem nese arrini te demonstroni me prova shkresore se nuk keni te ardhura te mjaftueshme nga pune ose jeni pa pune, nuk keni nje biznes te regjistruar ne organet tatimore dhe nuk jeni pronar i ndonje pasurie te paluajtshme nga e cila vilni qira.
Pyetje 12. Po fitova gjyqin kush mi mbulon kostot?
Pergjigje: Nese gjykata e pranon padine, te gjitha shpenzimet qe keni kryer i ngarkohen pales qe humb gjyqin. Kujdes: Duhet te ruani cdo fature dhe te siguroheni qe ato te jene fatura te rregullta tatimore.
Pyetje 13. Po ne rast se nga vonesa e dhenies se dokumentave me eshte shkaktuar nje dem i rende?
Pergjigje: Ne keto raste, nese demin e provoni me dokumenta shkresore dhe ekspert, atehere mund te kerkoni nga gjykata edhe shperblimin e demit. Kujdes: Ne rast se vlera e demshperblimit qe kerkoni eshte mbi 100.000 leke do te duhet te paguani nje tarife ekstra ne gjykate, e barabarte me 1% te vleres se demshperblimit qe kerkoni. Gjithashtu do te duhet te paguani paradhenie sherbimin e ekspertit. Keto kosto rimbursohen nese e fitoni gjyqin.
Pyetje 14. Po rruge me te shkurtra a ekzistojne?
Pergjigje: Nje rruge e mire dhe e shkurter eshte te kerkoni ne internet. Autoritetet publik jane te detyruar te publikojne informacione pa kerkese ne faqet e tyre te internetit. Kerkoni rubriken “Programi i transparences” ku mund te gjeni plot informacione te vlefshme. Gjithsesi, ne rast se kerkoni nje kopje te dokumentit, ju duhet te drejtoheni me kerkese.
Pyetje 15. Eshte e mundur qe te marr edhe kopjet e dokumentave?
Pergjigje: Sigurisht. Ju mund te kerkoni te informoheni lidhur me nje ceshtje konkrete, por edhe mund te kerkoni nje kopje te njesuar me origjinalin te dokumentit zyrtar.
Pyetje 16. Po qe se nuk respektoj afatet, a mbyllet ceshtja dhe une humbas te drejten per te kerkuar informacionin?
Pergjigje: Ne kete rast ju humbni vetem te drejten e vazhdimit te procedures qe keni nisur, por mundet qe gjithmone te nisni nje procedure te re nga fillimi.
Pyetje 17. Ku mund te gjej modele te gatshme te kerkesave, ankimeve apo kerkese padive per te ushtruar kete te drejte?
Pergjigje: Ne kete faqe, ne rubriken Udhezime mund te gjeni modelet. Plotesoni vendet bosh dhe jeni te lire qe ne pjese pershkruese ta perpiloni sipas deshires. Pjesa tjeter perben strukturen e domosdoshme te cilin duhet ta lini te pandryshuar. Gjithashtu, nese gjithcka ju duket teper e komplikuar, klikoni ne rubriken “Apliko” ne kete faqe. Res Publica do e perpunoje kerkesen tuaj.