Një tjetër betejë për Vjosën zhvendoset në gjykatë: Sot u zhvillua seanca e parë gjyqësore kundër ndërtimit të ujësjellësit të Himarës në një nga burimet e Shushicës. Padia e ngritur nga banorët e zonës dhe qendra EcoAlbania të përfaqësuar nga avokatët e Res Publica, kundërshton:
- vendimmarrjen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
- lejen e ndërtimit lëshuar nga Bashkia Himarë;
- lejen e përdorimit të ujërave lëshuar nga Këshilli i Basenit Vlorë.
Gjykata e zhvendosi gjykimin e çështjes pranë Gjykatës Administrative të Lushnjes, pasi vendimet e kundërshtuara janë lëshuar pjesërisht nga organet lokale në juridiksionin e kësaj gjykate. Për ne nuk ka rëndësi se cila gjykatë do ta ndjekë çështjen, por gjykimi sa më i shpejtë i saj.