Nis Shkolla Verore 2024: Tema ligjore me interes për gazetarët, organizuar nga Res Publica me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Sesioni i parë në formën e një trajnimi dy-ditor i prezantoi gazetarët profesionistë me tema mbi kontratat publike dhe çështjet mjedisore. Temat u trajtuan nga Elvana Tivari, eksperte ligjore, dhe Lindita Çela, gazetare pranë OCCRP. Nga ana e pjesëmarrësve pati angazhim dhe diskutime të shumta, duke qenë këto tema të ndjeshme për publikun.
Sesioni i dytë i trajnimit u zhvillua me studentë të Fakultetit të Gazetarisë dhe gazetarë të rinj. Temat që u trajtuan ishin:
- Sistemi gjyqësor dhe aspekte të rëndësishme të proceseve gjyqësore;
- Raportimi i çështjeve gjyqësore, proceseve ligjvënëse dhe proceseve administrative;
- Aspekte të së drejtës së informimit;
- Aspekte teorike lidhur me lirinë e shprehjes nga jurisprudenca ndërkombëtare;
- Etika e gazetarit dhe rëndësia e saj në ushtrimin e lirisë së shprehjes;
- si dhe këshilla praktike për gazetarët.
Këto tema u prezantuan nga Dr. Irena Dule, eksperte ligjore, Av. Dorian Matlija, ekspert ligjor, Prof. As. Dr. Zylyftar Bregu, pedagog e gazetar dhe Av. Theodoros Alexandridis, ekspert ligjor.