Më 24 Janar 2020, siç eshte bere tashme tradite në fillim të çdo viti, Res Publica prezantoi raportin per te drejten e informimit gjate vitit qe kaloi (2019). Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga Civil Rights Defenders, me fonde te Mbreterise se Suedise, i cili konsiston ne mundesimin e qytetareve te aksesojne informacionet publike, si dhe ne berjen e nje vleresimi te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit.
Nje sistem monitorimi qe nuk i hyn ne pune askujt, ishte metafora e kesaj rradhe, per te sjelle ne vemendje pjesen me te rendesishme, ate te “heqjes dore” te Komisionerit per te Drejten e Informimit nga roli i tij vendimmarres dhe shnderrimin e tij ne nje zyre monitoruese (deklaruar prej perfaqesuesve te kesaj zyre edhe ne gjykate ne proceset gjyqesore kunder tij). Raporti solli shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015, 2016, 2017, 2018), per te vene re nese ka permiresime apo perkeqesime te treguesve. Ne thelb te diskutimit u shtrua pikerisht vendimmarrja e paket e Komisionerit (gjithsej 13 vendime gjate gjithe vitit) dhe lenia pa trajtuar e shume ankesave, sidomos te atyre te ardhura nga gazetare investigues. Afati i kthimit te pergjigjeve fillestare vijon te jete teper i larte ne mesatare (24 dite) per 61% te kerkesave, ndersa pjesa tjeter trajtohen pas vonesave me te gjata. Disa kerkesa, qe lidhen me informacione “sensitive”, nuk marrin pergjigje fare, as nga autoritetet publike dhe as nga Komisioneri. Ne keto kushte, kur Komisioneri po heq dore dangadale nga roli i tij paresor, institucionet po relaksohen dhe po rezufojne dhenien e informacionit sipas deshires. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.