• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro
No Result
View All Result
Qendra "Res Publica"
No Result
View All Result
Home Lajme te reja

UJI I PAPIJSHËM QË TREGTOHET SI I UJË I PIJSHËM

Respublica by Respublica
18/07/2018
in Lajme te reja, Veprimtari
2
UJI I PAPIJSHËM QË TREGTOHET SI I UJË I PIJSHËM
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

undrinkable-water-sinkQytetarët e Tiranës në mënyrë të vazhdueshme kanë ngritur shqetësimin e mospërdorimit të ujit të pijshëm, për konsum dhe gatim, pasi ata mendojnë se uji që furnizon shtëpitë e tyre nga rrjeti i ujësjellësit nuk ka garanci nëse përmbush standardet dhe nuk ka cilësinë e duhur për t’u konsumuar. Për të siguruar ujin e pijshëm, qytetarët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, duke e mbushur atë pranë burimeve si në malin e Dajtit ose duke e blerë atë. Në cdo rast kjo iu shkakton atyre rritje të kostos financiare në jetesën e tyre. Me fjalë të tjera qytetarët e Tiranës e blejnë dy herë ujin e pijshëm, një herë për të mos e pirë, dhe një herë për ta pirë. Të tjerë qytetarë, të pa informuar ose në pamundësi financiare, konsumojnë ujin e furnizuar, duke rrezikuar pasoja në shëndetin e tyre.

Ky produkt nuk është i vetmi që nuk tregtohet ashtu sic reklamohet dhe për të cilën konsumatori shqiptar vuan, por është produkti më bazik për jetën e tij. Nga ana tjetër konsumatori në këtë rast është edhe më i pambrojtur, duke konsideruar që ofruesi i shërbimit  të shitjes së ujit është ekskluzivisht shtetëror, në rolin e tregtarit monopolist.

Qendra Res Publika në kuadër të një studimi për adresimin e problematikave të konsumatorit shqiptar, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, hetoi mbi këtë çështje, duke nisur me një kërkesë për informacion drejtuar shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a., lidhur me analizat ditorë të ujit të pijshëm.

Si fillim shoqëria refuzoi të japë informacionin e kërkuar, duke u justifikuar se ato përmbajnë të dhëna sensitive. Pas ankimimit të këtij refuzimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit, u siguruan përgjigjet e analizave të ujit të pijshëm, të bëra për disa pika të Tiranës, në një periudhë kohe prej dy vitesh (2016-2017). Ajo që u konstatua nga analiza e informacionit të siguruar, është fakti se jo të gjithë parametrat e detyrueshme për t’u matur, maten. Më konkretisht matet niveli i escherichia coli (bakter), streptococcus faecalis (bakter) dhe klori (kimikat). Janë një mori parametrash të tjerë biologjikë e kimikë për të cilat nuk jepen të dhëna analizash, duke dyshuar se këto analiza nuk kryhen. Laboratorët ku bëhen analizat nuk japin të dhëna nëse janë të akredituar (për më tepër analizat vijnë nga laboratorë të zgjedhur nga vet ujësjellësi). Edhe për ato tre parametra që maten,  rezulton se në një pjesë të kohës uji është i ndotur pasi nuk plotëson nivelet e parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave që ka miratuar rregulloren e cilësisë së ujit. Ndërkohë, UKT e shet këtë mall si “ujë të pijshëm”, siç lexohet nga të gjithë konsumatorët në faturat mujore të shitjes së ujit.

Për të parë se si mbrohet konsumatori, në këtë situatë, Qendra Res Publika iu drejtua  me një kërkesë Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve, organ i ngritur posaçërisht nga ligji për mbrojtjen e konsumatorit dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve pranë Bashkia Tiranë, me objekt marrjen e masave dhe kompensimin e vlerës për mungesën e cilësisë së ujit të pijshëm.

KMK nuk e mori në shqyrtim ankesën, por e përcolli për kompetencë institucioneve të tjera, si Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Institutit të Shëndetit Publik, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Inspektoratit Qendror, Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime sh.a dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve pranë Bashkisë Tiranë. Asnjë nga këto organe nuk u dha zgjidhje kërkesave të saj.

Ajo që të bën përshtypje më shumë është fakti se KMK i ka nisur për kompetencë këtë ankesë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, ndërkohë që kjo e fundit i ka nisur të njëjtën shkresë për kompetencë KMK-së. Një lloj ping pongu mes dy organeve shtetërore, të vetmet që duhet të merreshin me shqyrtimin e ankesës.

Me dëshirën për t’i dhënë një zgjidhje ankesës, Qendra Res Publica, së bashku me shoqatën Impetus, iu drejtuan gjykatës me një padi, e cila pritet të shqyrtohet në vazhdim. Se si do të vendosë Gjykata nuk dihet, por një gjë është e sigurt, që nëse nuk tregojmë interes dhe kërkojmë zgjidhje, ne konsumatorët, të organizuar ose jo, do të vazhdojmë të hamë sapun dhe do ta paguajmë atë për djathë.

Res Publica

Previous Post

KUR ZELLI MEDIATIK NUK MJAFTON PËR TË BËRË TRANSPARENCË

Next Post

GJYKATAT NUK LEGJITIMOJNË MJEDISORËT. KJO SITUATË PRITET TË NDRYSHOJË

Respublica

Respublica

Next Post
GJYKATAT NUK LEGJITIMOJNË MJEDISORËT. KJO SITUATË PRITET TË NDRYSHOJË

GJYKATAT NUK LEGJITIMOJNË MJEDISORËT. KJO SITUATË PRITET TË NDRYSHOJË

Comments 2

  1. Marina says:
    7 years ago

    Kete shqetesim e kam bere te ditur edhe une si nje qytetare e Tiranes. Pata pergjigje vetem mbasi kontaktova npm FB kryetarin e bashkise tirane. U desh me shume se 1 jave per pergjigjen. Me shume se dy jave qe te vinte nje grup nga bashkia per te marr moster per analiza dhe rezultati????? Asnje nuk e mori mundimin te kthej pergjigje. Mbas shume telefonatash te perseritura, na thene ne telefon qe eshte ne rregull??? Si??? Ku eshte rezultati i analizave?? Uji qe rrjedh nga rubineti eshte dukshem i ndotur aq sa edhe lavatriçja eshte veshur me papasterti.. dushi i mbushur me llum dhe rrobat cuditerisht kane marre ngjyre te kuqerremte. Une personalisht jam shume e shqetesuar per kete situata . Edhe pse kam menduar disa here ose tentuar te bej nje ankese, nuk di se ku….
    Shpresoj shume qe te tilla shqetesime publike te ngrihen me me ze dhe te merren masa. Ashtu si qeset e riciklueshme……
    Faleminderit prej kush per artikullin. Shpresoj te lexojet nga dikush kompetemt dhe te merret ndonje mase.

    Reply
  2. Zyferi says:
    7 years ago

    Ja, ky është shteti “demokratik” dhe strukturat që e përbëjnë atë.
    Tani më thoni, a ndodhte kjo në sistemin e Diktaturës së Proletariatit?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Programe
  • Veprimtari
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Kush jemi
    • Stafi
    • Donatorët
    • Partnerët
    • Internship
  • Programe
    • Aksesi në gjykatë
    • Mirëqeverisja
    • Mjedisi
    • Liria e shprehjes
    • Transparenca
    • Strehimi
  • Veprimtari
    • Trajnimet
    • Projektet
    • Nismat
  • Publikime
  • Formularë
  • Kontakt
  • Linke
    • Kërkesa online
    • Gjurmo online
    • Aplikacioni Publeaks.al
  • Dhuro

© 2022 respublica.org.al

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar “Aprovo” ose mund te vizitioni "Cookie Settings" .
Cookie SettingsAccept All

Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the ...
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT