Me mbeshtetjen e Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Qendra Res Publica kreu nje studim ne legjislacionin shqiptar dhe praktiken gjyqesore vendase me fokus padite kolektive. Ndersa shume legjislacione perendimore po zhvillojne gjithmone e me shume mjete te adresimit kolektiv te problemeve, te njohura si class action, collective redress, apo edhe format e padive ne interes te publikut, te njohura si actio popularis, Shqiperia ka mbetur shume mbrapa. Padite kolektive jane nje mjet i domosdoshem per te realizuar ne menyre efektive te drejta qe lidhen me konsumatoret, apo mjedisin, por pa u kufizuar vetem ne keto fusha. Aktualisht legjislacioni yne eshte teper i manget dhe praktika gjyqesore eshte shume e cunguar ne kete drejtim. Keto mungesa praktikisht i zhbejne te drejtat e konsumatoreve dhe ato mjedisore, duke i bere ligjet te mbeten tekste ne leter, pa efekte reale ne praktike. Ne studim, Res Publica ka sjelle disa gjetje dhe rekomandime, te cilat ne menyre modeste synojne te zgjidhin nje problem teper madhor per sot dhe per brezat qe do te vijne.
Per me shume, per t’u njohur me studimin, klikoni ketu per ta shkarkuar ate.
Res Publica