Qendra “Res Publica” ofron programin e Internshipit për juristë dhe/ose avokatë të rinj.
Mund të aplikojnë:
- Studentët që ndjekin apo kanë përfunduar masterin në Fakultetin e Drejtësisë.
- Studentët që ndjekin ose kanë përfunduar Shkollën e Avokatisë kanë avantazh.
Detyrat kryesore:
- Të asistojë avokatët në proceduarat gjyqësore;
- Të përpilojë kërkesa të thjeshta ligjore për klientët nën mbikëqyrjen e avokatit;
- Të angazhohet në monitorime të ndryshme për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut;
- Të angazhohet me detyra të natyrës administrative;
- Të asistojë në përgatitjen e materialeve, raporteve kërkimore, shkrimeve, etj.;
- Të mbështesë stafin në realizimin e aktiviteteve që zbaton organizata.
Dokumentet:
- Letër motivimi.
Kohëzgjatja:
3 muaj, pa pagesë, por me mundësi të lidhjes së një kontrate 1 vjeçare.
Leave a Reply