Zhvilluam sesionin e dytë të trajnimit me tema ligjore me interes për gazetarët, pjesë e Shkollës Verore 2024, organizuar me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Këtë herë, aktiviteti u zhvillua me studentë të Fakultetit të Gazetarisë dhe gazetarë të rinj.
Temat që u trajtuan ishin:
– Sistemi gjyqësor dhe aspekte të rëndësishme të proceseve gjyqësore;
– Raportimi i çështjeve gjyqësore, proceseve ligjvënëse dhe proceseve administrative;
– Aspekte të së drejtës së informimit;
– Aspekte teorike lidhur me lirinë e shprehjes nga jurisprudenca ndërkombëtare;
– Etika e gazetarit dhe rëndësia e saj në ushtrimin e lirisë së shprehjes;
– si dhe këshilla praktike për gazetarët.
Këto tema u prezantuan nga Dr. Irena Dule, eksperte ligjore; Av. Dorian Matlija, ekspert ligjor; Prof. As. Dr. Zylyftar Bregu, pedagog e gazetar dhe Av. Theodoros Alexandridis, ekspert ligjor.
I falenderojmë të rinjtë që e gjallëruan edhe më shumë aktivitetin me pyetje e diskutime. Do të shihemi në aktivitete të tjera të këtij lloji.